Deputetët juristë dhe ekonomistë mbizotërojnë sallën e Kuvendit
Pjesën më të madhe të përbërjes së Legjislativit e zënë deputetët me profesionin e juristit dhe të ekonomistit. Në ndryshim nga legjislaturat e mëparshme, në Kuvend, aty ku miratohen nismat më të rëndësishme ligjore, reformat në Drejtësi, apo reformat elektorale, buxhetet, strategjitë apo ligje me efekte ekonomike, nuk ndihet prezenca e ekspertëve apo profesionistëve të jurisprudencës dhe ekonomisë. Të dyja forcat më të rëndësishme partiake duket se i kanë përzgjedhur më së miri përfaqësuesit e tyre, duke krijuar balancë mes njëra-tjetrës. Ky është dhe rezultati që kanë sjellë listat e “hermetizuara” të partive politike, duke sjellë një përbërje prej gati 70 përqindësh të Parlamentit me juristë dhe ekonomistë. Pjesa tjetër, prej 30 përqindësh, nuk është gjë tjetër veçse prezenca e funksionarëve publikë me eksperiencë në aktivitetin shtetëror dhe atë partiak të dy partive më të mëdha.
Profesioni i deputetëve
Kuvendi i ri i Shqipërisë paraqitet me një ndryshim thelbësor me atë të shkuarin, pasi shumë prej politikanëve të vjetër, si Gjinushi, Ceka etj., i mungojnë sallës së seancave parlamentare. Shumica e deputetëve kanë hyrë për herë parë në sallën e Kuvendit në këtë legjislaturë duke sjellë një imazh të ri të Kuvendit. Në një këndvështrim statistikor, diferencat mes dy parlamenteve bëhen edhe më interesante. Në katërvjeçarin 2005-2009, mes 140 ligjvënësve shqiptarë të kësaj legjislature, vetëm 18 prej tyre ishin njohës të mirë të çështjeve ligjore, pasi vetëm kaq prej tyre vinin nga profesioni i juristit apo avokatit, ndërsa sot ky numër është 27 juristë apo avokatë. Në katër vitet e fundit, vetë maxhoranca ka qenë në krizë njerëzish të kësaj fushe për të emëruar individë në krye të Ministrisë së Drejtësisë, apo në krye të Komisionit Kuvendor të Ligjeve, në rast të largimit, dorëheqjes, apo shkarkimit të drejtuesit paraardhës. Në Kuvendin paraardhës numëroheshin 29 deputetë me profesion ekonomistë, ndërsa pas 28 qershorit regjistrohen rreth 19 të tillë. Në katërvjeçarin e kaluar Kuvendi numëronte 21 inxhinierë, ndërsa Kuvendi i ri premton një numër më të vogël të këtij profesioni. Në Kuvendin e kaluar 8 deputetë ishin ulur në sallën e Parlamentit pas një ushtrimit të profesionit të gazetarit. Duket se edhe specia e ish gazetarëve në Kuvend është reduktuar, pasi Kuvendi i ri numëron vetëm pesë të tillë.
Risitë
Kuvendi i ri i konfiguruar pas rezultateve të zgjedhjeve të 28 qershorit do të mbahet mend për nivelin e lartë të rinovimit të tij. Si asnjëherë më parë, në Kuvendin e ri më shumë se 50 për qind e deputetëve nisin për herë të parë karrierën e tyre parlamentare, ndërkohë që shkalla e rinovimit bëhet edhe më e madhe po të merret parasysh fakti që 4 prej deputetëve të sapozgjedhur rikthehen në Kuvend pas disa viteve mungese. Në historinë e parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi i ri shënon rekord të veçantë pasi shumica e deputetëve të zgjedhur janë ulur për herë të parë në karriget e Kuvendit, nga të cilët 35 janë deputetë të PD-së, 37 deputetë të PS-së, 2 të LSI-së dhe një deputet i Partisë për Drejtësi dhe Integrim. Në Kuvendin e vjetër kishte një përqendrim më të madh të deputetëve me grada shkencore “Doktor” dhe “Prof. doktor”, ndërsa në Parlamentin e ri do të mbizotërojnë kryesisht masterat. Nëse do t’u referohemi shifrave, nga 140 deputetë të Kuvendit paraardhës, 42 prej tyre numëroheshin me tituj shkencorë dhe grada. Titullin “Profesor doktor” e gëzonin vetëm 13 ligjvënës, ndërsa në Parlamentin e ri vetëm 9. Interesant është fakti se në Kuvendin e ri rikthehen pas të paktën katër vitesh mungesë katër deputetë, të cilët fituan mandatin në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Bëhet fjalë për Arben Imamin, Ethem Rukën, Ilir Gjonin dhe Gazmir Bizhgën. Dy ish-ministrat e qeverisë socialiste të periudhës 2001-2005, Gjoni dhe Ruka, rikthehen në Kuvendin e Shqipërisë pasi fituan mandatin e deputetit respektivisht në qarkun e Tiranës dhe të Gjirokastrës. Ndërkohë, deputeti i tretë i rikthyer i PS-së është Gazmir Bizhga, i zgjedhur në qarkun e Durrësit. Arben Imami rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike, ndërkohë që herën e fundit kur ai ka qenë deputet përfaqësonte Partinë Aleanca Demokratike.
Deputetët sipas profesioneve:
Juristë/avokatë, 27
Ekonomistë, 19
Inxhinierë, 5
Mjekë, 5
Pedagogë, 5
Shkenca Politike, 2 deputetë
Shkenca Sociale, 2 deputetë
Gazetarë, 5
Agronomë, 2
Biznesmenë, 14
Profesionet e deputetëve
Sali Berisha, mjek
Aldo Bumçi, Shkenca Politike
Rajmonda Bulku, aktore e njohur
Bujar Nishani, jurist
Majlinda Bregu, Shkenca Sociale
Gerti Bogdani, inxhinier elektronik
Genti Strazimiri, jurist
Florjon Mima, ekonomist
Ilir Rusmali, jurist
Myqerem Tafaj, pedagog
Luan Skuqi, ish-ministër i Arsimit
Tritan Shehu, mjek
Viktor Gumi, jurist
Arben Imami, aktor, jurist
Lajla Pernaska, mjeke
Edi Paloka, gazetar
Mark Marku, gazetar
Paulina Hoti, juriste
Gjok Vuksani, agronom
Astrit Patozi, gazetar
Ardian Kollozi, biznesmen
Leonard Demi, ushtarak, jurist
Kreshnik Çipi, futbollist
Genc Ruli, ekonomist
Spiro Ksera, ekonomist
Genc Pollo, historian
Mehmet Xheka, mjek, deputet i PD-së
Lefter Maliqi, ish-polic
Jemin Gjana, agronom
Sherefedin Shehu, ekonomist
Bedri Hoxha, financier
Selami Xhepa, ekonomist
Flamur Noka, mjek
Besnik Dusha
Fatos Hoxha, ushtarak
Ferdinand Xhaferri, inxhinier
Albana Vokshi, ekonomiste
Gazmend Oketa, inxhinier
Ylli Lama
Osman Metalla
Eduard Halimi, jurist
Igli Cara
Sokol Olldashi, gazetar
Ilir Bano, inxhier
Mesila Doda, juriste
Enkelejd Alibeaj, jurist
Vasillaq Ngresi, inxhinier
Fatos Beja, arsimtar
Ridvan Bode, financier
Gjergji Papa, pedagog
Ledina Ajolli, pedagoge
Edmond Spaho, ekonomist
Fatbardh Kadilli, jurist
Ismail Hoxha, arsimtar
Lulzim Basha, jurist
Ardian Turku, pedagog
Adriana Gjoni, pedagoge
Rrahim Cota, biznesmen
Dashnor Sula, jurist
Luciano Boçi, pedagog
Sybi Hida, ekonomist
Jozefina Topalli, juriste
Astrit Bushati
Arenca Trashani, Shkenca Politike
Gëzim Dibra, biznesmen
Gjok Uldedaj, ekonomist
Paulin Sterkaj, biznesmen
Ndue Paluca
Vasilika Hysi, juriste
Besnik Baraj, sekretar për Mjedisin
Kastriot Islami, jurist
Saimir Tahiri, jurist
Fatmir Xhafaj, jurist
Andis Harasani, ekonomist
Ditmir Bushati, jurist
Eglantina Gjermeni, pedagoge, shoqëri civile
Namik Dokle, gazetar
Enkelejda Shkreli, gjuhëtare
Eduard Shalsi, ekonomist
Xhemal Qefalia, biznesmen
Dashamir Peza, biznesmen
Ilir Gjoni, jurist
Artan Gaçi, biznesmen
Sadri Abazi, biznesmen
Qemal Minxhozi, diplomat
Blendi Klosi, deputet, sekretar Organizativ në PSSH
Rudina Seseri, ekonomiste dhe eksperte financiare
Hazir Gashi, biznesmen
Gazmir Bizhga
Valentina Leskaj, pedagoge
Ilir Bejtja, pedagog në Fakultetin Ekonomik Elbasan
Shegush Ligori, avokate
Taulant Balla, shkenca politike
Damian Gjiknuri, jurist, nënsekretar për çështjet juridike
Agim Leka, pedagog
Skënder Hasa, biznesmen
Gramoz Ruçi, arsimtar
Ermelinda Meksi, ekonomiste
Albert Çaçi
Fatos Tushe
Armando Subashi, gjyqtar, anëtar i KLD-së
Bashkim Fino, ekonomist
Ervin Koçi, bankier
Arben Çuko, ish-komandant i Gardës së Republikës
Arta Dade, arsimtare
Vangjel Tavo, biznesmen
Ben Blushi, gazetar
Pandeli Majko, inxhinier
Mimi Kodheli, ekonomiste
Alfred Dalipi, deputet
Arben Ahmetaj
Olta Xhaçka, Shkenca Politike, pedagoge
Asllan Dogjani, jurist
Gjok Jaku, jurist
Gjovalin Kadeli, jurist, biznesmen
Armando Prenga, jurist, biznesmen
Ilir Beqja, jurist
Tom Doshi, biznesmen
Ndue Kola, biznesmen
Astrit Beci, mjek
Arben Isaraj, jurist
Luiza Xhuvani, aktore
Arben Malaj, ekonomist
Shpëtim Idrizi
Eltar Deda
Fatmir Toçi, botues
Ilir Meta, ekonomist
Dritan Prifti, ekonomist
Nasip Naço, jurist
Lefter Koka, biznesmen
Dashamir Tahiri, biznesmen
Vangjel Dule, Gjuhë të Huaja
15 Mars 2010