Deputetët me grada kërkojnë rritje page
“Na vini një të drejtë në vend, pasi na e keni shkelur”. Ky është një citim i një grupi deputetësh me grada shkencore, të cilët kërkojnë të drejtën e shpërblimit për gradat që ata disponojnë. Një pjesë e deputetëve kërkojnë të diferencohen, pasi ndihen të fyer që paguhen njësoj sa deputetët e tjerë. Bëhet fjalë për deputetët me tituj shkencorë, të cilët kërkojnë që në statusin e tyre të kenë një trajtim më të mirë financiar. Në fakt, kjo kërkesë është bërë konkrete dhe pritet të bëhet realitet, nëse qeveria pranon faturën financiare. Një grup deputetësh, ndër të cilët Neritan Ceka, Arjan Starova, Arben Malaj, Pëllumb Xhufi, Gëzim Karapici, si dhe Gjok Vuksani, kanë përpiluar një ndryshim në ligjin për statusin e deputetit, ku i kërkojnë Kuvendit që t’u rrisë pagat, sepse janë një nivel më i lartë se të tjerët. Nisma ligjore u miratua ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve në unanimitet. Sipas nismës, do t’i kërkohet Kuvendit që të përcaktohet masa e shpërblimit për deputetët me grada dhe kjo masë të jetë e ndryshme në varësi të titullit shkencor që kanë deputetët. Gjithsesi, ende s’është përcaktuar masa e shpërblimit, pasi këtë do ta përcaktojë vetë Kuvendi.
Argumentimi
Kërkesa e deputetëve në fakt i ngjan një proteste të heshtur. Në relacionin përkatës të projektligjit, shihet edhe mospërfillja që ndiejnë deputetët. Në relacionin e tyre thuhet se deputeti është përfaqësues më i lartë i popullit në organin më të lartë ligjvënës, dhe për këtë gëzon një status të veçantë gjatë mandatit të tij dhe këtë e ka përcaktuar edhe ligji “Statusi i deputetit”, i miratuar në vitin 1999. Sipas deputetëve iniciues, ai status përcakton se cilat duhet të jenë marrëdhëniet juridike që krijon deputeti për shkak të funksionit që kryen, marrëdhëniet me organet shtetërore e vendore, si dhe marrëdhëniet protokollare. Gjithashtu, sipas deputetëve, statusi garanton edhe të drejtat dhe përfitimet në fushën financiare, të cilat janë në përputhje me kuadrin legjislativ ekzistues.
Rikthimi i privilegjit
Në relacionin e deputetëve shprehet qartësisht se në trajtimin financiar të deputetit duhet të gjejë pasqyrim edhe shpërblimi i tij për kualifikimet dhe gradat shkencore që ka marrë në profesionin e tij, përpara se të bëhej deputet. Sipas deputetëve, deri në vitin 2007, deputetët e përfitonin këtë të drejtë sipas një vendimi të qeverisë. Vendimi në fjalë është shfuqizuar për shkak se doli një vendim tjetër, që anuloi shpërblimin e deputetëve me grada. Deputetët shprehen se kjo nuk është e pranueshme, pasi sipas vendimit të qeverisë, personeli i Kuvendit merr shpërblim, ndërsa deputetët jo, dhe këtë ata e kanë cilësuar si një boshllëk ligjor. Ata vazhdojnë më tej, duke thënë se si rezultat i këtyre ndryshimeve del që nevoja që trajtimi i deputetëve me grada shkencore është i parashikuar në ligj. Këtë nismë deputetët e kanë cilësuar si një të drejtë të vënë në vend. Gjithashtu, ky amendament për deputetët propozues do të krijojë mundësinë që të nxisë prurjen në politikë dhe në organin më të lartë përfaqësues të popullit të njerëzve, me kualifikime dhe grada shkencore, të marra në vend apo jashtë tij dhe do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e legjislacionit të miratuar prej tyre.
Statistikat
Po t’u hedhësh një sy statistikave të 140 deputetëve, në fakt sheh se gjysma e deputetëve do të përfitojnë shpërblim për gradën që ata kanë. Në fillim të legjislaturës, sipas statistikave, 42 deputetë kanë grada të veçanta mes tyre, 14 profesorë doktorë, 10 doktorë dhe të tjerë me mastera, por gjatë periudhës trevjeçare të Kuvendit, një pjesë e deputetëve kanë nisur shkollim master dhe me një llogaritje e thjeshtë del se gjysma e deputetëve shqiptarë kanë kualifikimin për të përfituar dëmshpërblimin. Gjithsesi, janë edhe shumë deputetë të tjerë duke vazhduar masterin në degë të caktuara, çka do të thotë se në të ardhmen ata do të përfitojnë shpërblim.
DEPUTETËT SIPAS PROFESIONEVE:
Profesione ligjore/juristë, avokatë 18 deputetë
Ekonomistë 29 deputetë
Inxhinierë 21 deputetë
Mjekë 12 deputetë
Pedagogë/mësues në fusha të ndryshme të dijes 21 deputetë
Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare 2 deputetë
Shkenca Sociale 2 deputetë
Filologë 3 deputetë
Arkeologë 1 deputet
Profesione të lira/shkrimtarë, artistë 3 deputetë
Gazetarë 8 deputetë
Biologë 1 deputet
Agronomë 4 deputetë
Ushtarakë 10 deputetë
Zooteknikë 2 deputetë
Biznesmenë 3 deputetë
TOTAL 140 deputetë
Deputetët me Grada në fillim të legjislaturës në vitit 2005
Profesor Doktor 13 deputetë
Prof i Assoc.Doktor 1 deputet
Doktor 10 deputetë
Master 11 deputetë
Kandidat/Master 4 deputetë
Magjistër 1 deputet
Gjeneral 1 deputet
Kolonel 1 deputet
TOTAL 42 deputetë
Deputetë me titullin prof.dr
Sali Berisha
Fatos Nano
Ylli Pango
Pëllumb Xhufi
Kastriot Islami
Luan Memushi
Ylli Bufi
Ermelinda Meksi
Skërnder Gjinushi
Gëzim Karapici
Neritan Ceka
Tritan Shehu
Genc Ruli
Rexhep Uka
Lufter Xhuveli
Deputetë me titullin doktorë
Arben Malaj
Gilman Bakalli
Ëngjël Bejtaj
Marko Bello
Edmon Spaho
Majlinda Bregu
Arta Dade
Ferdinand Xhaferri
Gjok Vuksani
Deputetë me master
Andis Harasani
Arben Isaraj
Taulant Balla
Lulzim Basha
Aleksandër Biberaj
Ridvan Bode
Shpëtim Idrizi
Eris Hoxha
Jozefina Topalli
Gazmend Oketa
Aldo Bumçi
Arenca Trashani
Arjan Starova
Besnik Mustafaj
Blerim Çela
Fatos Beja
Ferdinand Xhaferri
Genc Juka
Gjokë Vuksani
Ilir Rusmaili