"Policët e Sarandës, trafikantë klandestinësh"
Punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me elementë kriminalë kanë trafikuar klandestinë në territorin grek. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur linjën dhe pagesat që paguanin "hallexhinjtë" për të shkuar për të punuar në vendin fqinj. Në bankën e të akuzuarve do të ulen Arjan Shehu, Kadri Emini, Ilmi Bejko, Emin Halili dhe Ilia Thomo. Nga përgjimet telefonike të numrit telefonik në përdorim të Shehut provohet përmes bisedave me Emin Halilin fakti se sonte do të kishte shumë peshk (klandestinë). Halili i thotë se është në gatishmëri të plotë. Pas kësaj bisede, Arjan Shehu, për të siguruar rrugën në Qafë-Botë, bisedon me Kadri Eminin, punonjës policie, duke e pyetur nëse ishte ai me shërbim atë natë dhe Kadriu i përgjigjet se ai është në shërbim. Prokuroria thotë se po në këtë rast Shehu telefonohet nga një person dhe mësohet se 15 persona që ishin nisur në Sarandë janë kapur nga policia e Ballshit.
Pasi kanë dalë nga policia e Fierit ata janë nisur për Sarandë, ku janë strehuar. Një ditë më pas, klandestinët kanë lëvizur e kanë kaluar kufirin në Greqi dhe rrugën nga Saranda në Xarrë e kanë bërë me furgonin e Emin Halilit. Prokuroria thotë se rezulton se në këtë ngjarje janë implikuar drejtpërdrejt shtetasit Arjan Shehu, Emin Halili, shofer furgoni, Ilia Thoma, shofer taksie, Shpëtim Kuqi, klandestin dhe punonjësit e policisë Kadri Emini dhe Ilmi Bejko. Prokuroria ka zbardhur edhe disa raste të tjera trafiku, si ai i datës 29 maj 2007, ku janë trafikuar për në Greqi 17 persona nga Laçi dhe Mamurrasi. Rasti i tretë daton më 7 qershor të vitit të kaluar, ku kësaj here kanë tentuar të kalojnë për në Greqi 15 persona nga Laçi dhe Mamurrasi. Rasti i katërt është zbuluar përsëri nga policia, ku janë kapur vetëm 12 klandestinë nga 40 që ishin në furgon. "Fakti që polici Kadri Emini është detyruar të kapë makinën në fjalë nga komandanti Shkëlqim Omeri provohet nga interceptimet telefonike në bisedën e datës 18 qershor 2007, ora 10:28, ku i thotë Petrit Mullait (kryetar i Bashkisë Konispol): Po, po, ne kishim mikun tonë të dyfishtë (bëhet fjalë për Arjan Shehun). Ne ishim këtu dhe kishim të tjerë nga mbrapa që na survejonin, shikonin punën tonë, na shikonin si punonim, fat i madh që ndaluam furgonin", deklaron akuza. Ndërsa rasti i fundit i akuzës daton më 21 qershor, ku janë kapur pesë persona.