Sollaku shpërblen veten me 3 rroga
Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku ka shpërblyer veten me tri paga pas largimit nga detyra. Ky veprim duket se ka shërbyer si një lloj ngushëllimi për mënyrën se si e shkarkoi mazhoranca nga detyra e kreut të akuzës. Deklarimi i tij i pasurisë për vitin 2007 përfshin periudhën deri në nëntor të këtij viti. Pasardhësja e tij në këtë detyrë, Ina Rama, duket të ketë pasur të ardhura normale ndërsa ka blerë dhe shitur të njëjtën makinë.
Sollaku
Në kapitullin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, Theodhori Sollaku ka shënuar anulimin e marrëveshjes me firmën "Gora" për këmbimin e sipërfaqes 1600 metra katrorë në Golem. Ky veprim është ndërmarrë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve. Në kapitullin e të ardhurave dhe angazhimeve figuron paga si Prokuror i Përgjithshëm nga 1 janari deri më 20 nëntor të vitit 2007 në vlerën 2.141.940 lekë. Po në këtë ndarje të deklaratës së pasurisë, ai ka treguar edhe faktin se ka marrë pagesë të menjëhershme pas largimit nga funksioni me tri paga. Shuma e përfituar nga kjo pagesë shkon në 600.120 lekë. Sollaku figuron të ketë shpenzuar edhe për shlyerjen e një kredie të marrë në vitin 2002. Për 11 muaj ai i ka paguar bankës shumën prej 189.910 lekë, ndërsa i mbeten për të paguar edhe 1.410.090 lekë të tjera.
Rama
Në janar të vitit 2007, kryeprokurorja aktuale, Ina Rama, ka blerë një automjet top "Benz Mercedes" Clase A në vlerën 500.000 lekë. Në muajin dhjetor të vitit 2007, ajo ka shitur këtë automjet në të njëjtën shumë lekësh. Të ardhurat e akumuluara si rezultat i të ardhurave vjetore shkojnë në 1.500.000 lekë. Në kapitullin e të ardhurave shënohet paga vjetore dhe shpërblimi nga Gjykata e Apelit dhe Prokuroria e Përgjithshme në shumën 1.600.702 lekë. Shpërblimi nga trajnimet në shkollën e Magjistraturës është në vlerën 66.000 lekë. Sakaq, Rama ka marrë një shpërblim nga UNHCR dhe PAMECA për punën si eksperte në trajnimet e zhvilluara prej tyre në shumën 700 euro. Paga vjetore e bashkëshortit të Ramës, Agron Nuredini, është në vlerën 31.200 dollarë, ndërsa pagesa për shpenzime e burrit shkon në vlerën 18.800 dollarë. Ina Rama rezulton të ketë marrë një kredi bankare përmes bashkëshortit në shumën 25 mijë dollarë. Nga kjo është shlyer për vitin 2007 shuma prej 3 mijë dollarësh.
Fullani
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, rezulton të ketë shtuar një llogari bankare në BIA në shumën 13.072.012 lekë. Gjithashtu, është shtuar shuma prej 249.388 lekësh në llogari tjetër në BIA. Në llogarinë rrjedhëse për pagat në R.Bank është shtuar 120.000 lekë. Një tjetër shtesë është në depozitën bankare në BIA në masën 6.314 dollarë. Fullani ka tërhequr nga një llogari shumën 3.205 euro dhe i është kthyer hua nga person fizik në vitin 2007 në vlerën 6.700.000 lekë. Guvernatori ka shitur një shtëpi banimi në plazhin e Golemit në Kavajë në shumën 67.900 euro, para që figurojnë në gjendje kesh për Fullanin. Paga dhe shpërblime si guvernator shkojnë në vlerën 8.411.699 lekë. Paga e bashkëshortes për një vit dhe shpërblimet në Shkollën e Magjistraturës në Tiranë janë në vlerën 2.604.850 lekë. Fullani ka shlyer për vitin 2007 një pjesë të kredisë së marrë nga Banka e Shqipërisë për blerje apartamenti. Shuma e shlyer për një vit është 136.432 lekë dhe mbeten për t‘u likuiduar edhe 11.282.495 lekë.
Tabela
Theodhori Sollaku
-Anuluar marrëveshjet me firmën "Gora" për këmbimin e sipërfaqes -1600 metra katrorë në Golem për shkak mospërmbushje detyrimi
-Paga si kryeprokuror janar-nëntor 2007 2.141.940 lekë
-Pagesa e menjëhershme pas largimit nga funksioni, tri paga në shumën 600.120 lekë
-Ka shlyer 189.910 lekë nga një kredi e marrë në vitin 2002
Ina Rama
-Blerë në janar 2007 "Benz Mercedes" Clase A, 500.000 lekë
-Në dhjetor 2007 shet po të njëjtin automjet 500.000 lekë
-Të ardhura e akumuluara si rezultat i të ardhurave vjetore 1.500.000 lekë
-Paga vjetore dhe shpërblim 1.600.702 lekë
-Shpërblim nga trajnimet në Shkollën e Magjistraturës 66.000 lekë
-Shpërblim nga UNHCR dhe PAMECA për ekspertizë 700 euro
-Paga vjetore e bashkëshortit 31.200 dollarë
-Pagesë për shpenzime, bashkëshorti 18.800 dollarë
-Kredi 25.000 dollarë, shlyer për një vit 3000 dollarë
Ardian Fullani
-Shtesë llogarie 13.072.012 lekë
-Shtesë depozite 249.388 lekë
-Llogari rrjedhëse për pagat, shtesa 120.000 lekë
-Shtesë depozite 6.314 dollarë
-Tërheqje nga llogaria 3.205 euro
-Kthim huaje nga person fizik në vitin 2007 në shumën 6.700.000 lekë
-Shitje shtëpie banimi në Golem 67.900 euro
-Gjendje kesh nga shitja e shtëpisë 67.900 euro
-Paga si guvernator 8.411.699 lekë
-Paga dhe shpërblime nga bashkëshortja 2.604.850 lekë
-Shlyerje kredie për një vit 136.432 lekë