Deputetët në Kuvend nga varfëria e Shkodrës
07/02/2005 Edi Rama sulmon deputetët e PD-së në Shkodër
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka sulmuar prej qytetit të Lashtë të Lezhës, deputetët e Shkodrës. Në një takim të zhvilluar me shoqërinë Civile, Rama ka theksuar se deputetët e Shkodrës qëndrojnë deputetë duke përfituar nga varfëria e Shkodrës. Kjo deklaratë bie në peshë të deputetëve të Partisë Demokratike, pasi qyteti i Shkodrës njihet si bastion i PD-së, ku socialistët nuk kanë arritur dot fitoren. "Më kanë bërë përshtypje disa deputetë të Shkodrës që dalin, e duket sikur jetojnë me varfërinë e Shkodrës. Duket sikur po të mos kishte varfëri Shkodra, nuk do të ishin deputetë fare", është shprehur me tone të ashpra Edi Rama. Nga ana tjetër, Rama është shprehur se, për zhvillimin e vendit nuk duhet pritur duke sharë, por duhet përpjekje dhe punë. Për këtë qëndrim ai i është referuar një deklarate të shenjtores së njohur shqiptare "Nënë Tereza". "Të dëgjojmë porosinë e dhënë në një fjali të Nënë Terezës.
Sa të rrish duke mallkuar gjithë ditën errësirën, më mirë ndiz një qiri dhe luftoje duke bërë diçka", përmendi Edi Rama në fjalën e tij. Nga ana tjetër, ai ka theksuar se qytetarët duhet të jenë ambiciozë dhe duhet të kenë referencë për të ardhmen e tyre Bashkimin Evropian. Rama është cilësuar si pika kyçe e Partisë Socialiste, në fushatën për zgjedhjet parlamentare. Ndërsa, duket se vizitat e tij të fundit në Shkodër dhe në Lezhë, kanë folur për një angazhim tepër të madh të tij në fushatën e socialistëve. Kjo duket se është mbështetur nga fakti se Rama gëzon një popullaritet të madh më kryeqytetin e Shqipërisë.