PS, nisin zgjedhjet për kandidaturat për deputet
07/02/2005 Në fillim të marsit duhet të përfundojnë përgatitjet për fushatën
Muaji shkurt do të jetë vendimtar për shumicën e kandidatëve për deputet në PS dhe stafit të tyre. Burimet kanë bërë të ditur se, gjatë kësaj jave do të nisin përzgjedhjet e kandidaturave socialiste, në të gjithë Shqipërinë. Sipas programit të punës që e ka miratuar Kryesia e PS-së, kandidaturat do të përzgjidhen nga vota e anëtarëve të PS-së në degët përkatëse. Ndërsa dhe krerët e stafeve drejtuese të fushatës elektorale, do të përzgjidhen me formulën, një anëtar një votë. Megjithatë, pritet që pjesa më e madhe e deputetëve që kanë fituar me votimin në mazhoritar në zgjedhjet e vitit 2001, do të rikandidojnë. Ndërsa dhe në pjesën e mbetur të Shqipërisë, do të provojnë konkurimin dhe deputetët socialistë të futur në parlament me sistemin e proporcionalit. Kryesia e PS-së e përforcuar dhe nga vendimi i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Socialistëve, ka theksuar se brenda javës së parë të muajit mars, do të përfundojnë përzgjedhjet e kandidaturave. Gjatë kësaj kohe, do të punojnë dhe komisionet e KPD-së, që do të hartojnë programet e duhura për zbatimin e fushatës. Për socialistët fushata zgjedhore ka nisur që pesë muaj më parë me Kuvendimin e Madh, ku është kërkuar rifreskimi i anëtarësisë, pasi dalja e Lëvizjes Socialiste për integrim si parti më vete, ka sjellë një sërë problemesh.