Deputetët nuk votojnë me elektronikë, nuk njohin teknologjinë “hi-tec”
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shtyrë seancën e djeshme votimet për projektligjet mbi pronat për shkak të sistemit të ri të votimit elektronik që po instalohet në sallë. Ndonëse kryetarja Topalli kërkoi të numërohen deputetët në sallë për të përcaktuar kuorumin e nevojshëm për të votuar, një shqetësim ka ardhur nga punonjësit e Kuvendit, mënyra e votimit nuk është ende gati ndonëse po investohet me një teknologji të lartë për votën parlamentare. Hi-Tec-u i përdorur në Kuvend për sistemin e votimit është vërtet i avancuar dhe nuk do të lejojë vota të dyshimta që deri tani kanë qenë të shpeshta në Kuvend. Të votosh për kolegun e maxhorancës apo opozitës është vërtet e shpeshtë dhe e thjeshtë në Kuvend pavarësisht këmbënguljes së kryetares Topalli, që për këtë qëllim ka punësuar edhe persona shtesë në administratën e Kuvendit.
8 Shkurt 2008