E Diel, 1 Nëntor 2026

Spartak Braho bën betimin si deputet i Kuvendit

Spartak Braho është shpallur dje zyrtarisht deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Pasi është mandatuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Braho ka kryer dje betimin në Kuvend, duke u shpallur zyrtarisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka zëvendësuar ish-deputetin Sabit Brokaj, i cili një javë më parë dorëzoi publikisht mandatin për arsye personale. Pas dorëheqjes së Brokajt nga mandati i deputetit, duke iu referuar listës shumemërore të zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, LSI propozoi që këtë mandat ta përfitonte Spartak Braho. Në fillim të seancës plenare, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, informoi mbi mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, i cili mori në shqyrtim propozimin e bërë nga LSI-ja dhe KQZ-ja. "Duke nisur nga dita e sotme, Spartak Braho do të jetë deputet i LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë", - u shpreh znj. Topalli, e cila më pas ftoi juristin Braho që të kryente betimin përpara Kuvendit të Shqipërisë.

8 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›