Programi i PS-së, Rama kërkon ndihmë të huaj
Hartimi i programit qeverisës të Partisë Socialiste e ka detyruar kryetarin e kësaj partie, Edi Rama, që të ideojë dhe ndërmarrë një tjetër tur ndërkombëtar për të kërkuar asistencë nga kolegë e specialistë të së majtës. Burime nga Partia Socialiste konfirmuan se Rama do të niset së shpejti sërish drejt Italisë, Gjermanisë dhe Brukselit për të zhvilluar takime me parlamentarë të majtë të këtyre vendeve. Qëllimi është i njëjtë, takimi me specialistë dhe asistentë që do ta ndihmojnë për të hartuar programin qeverisës të PS-së, i cili është trumbetuar shumë nga kjo parti. Vetëm pak javë më parë, Rama ishte në Itali ku mori pjesë në disa takime të zhvilluara nga e majta italiane dhe ku ishin të pranishëm dy ish-kryeministra, Amato dhe D’Alema. Sipas socialistëve, mendime nga të huajt janë marrë kryesisht për çështje që i takojnë energjisë, rritjes ekonomike, punësimit, arsimit, shëndetësisë, pensioneve dhe bashkëpunimit rajonal.
Programi qeverisës i kësaj partie është mjaft i përfolur dhe kryefjala e liderit të saj. Hartimi i tij është bazuar jo vetëm në përvojën e ndërkombëtarëve, por edhe në rezultatet e pjesës së parë të turit të zhvilluar nga Rama, “Dialog me Shqipërinë”. Brenda partisë është një numër shumë i vogël njerëzish që merren direkt me të, ndërsa publikisht, nuk ka ende asgjë të zbardhur. Edhe pse është premtuar se ai do të bëhet publik shumë shpejt, duket se PS-ja i trembet plagjiaturës, se duke filluar me procesin e zbardhjes së tij, i trembet vjedhjes nga partitë e tjera. Si e tillë, socialistët kanë zgjedhur që bazën e këtij programi ta shpërndajnë përmes zarfeve te krerët e degëve në rrethe, të cilët do t’ia bëjnë të ditur anëtarësisë. Nga kjo pikëpamje, PS-ja duket se nuk e ka me ngut përfundimin e tij, pasi mbetet që programi qeverisës të publikohet për të gjithë vetëm me fillimin e fushatës. Kjo bën që lidershipi socialist të ketë ende kohë të zgjidhë problemet që kanë dalë rrugës dhe njëkohësisht të kërkojë tjetër ndihmë nga e majta evropiane. Njëkohësisht, këto takime Rama është munduar që t’i përdorë edhe për promovimin e tij personal. Pak javë më parë, dy ish-kryeministra italianë e shpallën Ramën Kryeministër pas zgjedhjeve të 2009-ës, ide që ende vetë Rama nuk e ka artikuluar asnjëherë haptazi.
“Është koha e bashkimit përtej partive”
Kryetari i PS-së, Edi Rama, është ndalur në komunën Kukur të Gramshit ku ka folur për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Gjatë takimit më banorë të kësaj komune, kreu socialist foli për një bashkim përtej kufijve partiakë. “Duhet t’i japim jetë një bashkimi të ri, përtej kufijve të partive, sepse përpara se të jemi socialistë dhe demokratë, jemi shqiptare e shqiptarë, jemi qytetarë e qytetare, të rinj. Unë besoj shumë te një bashkim, jo për interesa politikanësh apo grupe politike, por për interesat e familjeve shqiptare, për interesat e gjithë atyre që në Shqipëri duan të jetojnë me punë të ndershme dhe kërkojnë të krijojnë mirëqenie, qetësi, si dhe garanci për të ardhmen për fëmijët e tyre”, - tha Rama.
Sipas tij, është koha që secili prej nesh t’i thotë vetes shqiptar, e pastaj socialistë e demokratë, që duhet të bashkohen për t’i dhënë fund kësaj keqqeverisje, këtij tranzicioni pa fund, nga kjo politikë e vjetër dhe e së shkuarës, që shëmbëlltyrë të vet ka Kryeministrin Sali Berisha”.
.