E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: Berisha i ka mbajtur premtimet e dhëna Evropës

Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini Tiranë, 27 Tetor, 13:27, NOA - Kryeministri Sali Berisha, i ka mbajtur premtimet që i ka dhënë Evropës, në kohën kur ka ardhur në pushtet, u shpreh pak më parë gjatë një konference për shtyp, Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini. Në fjalën e tij, Fratini i është referuar mbajtjes së fjalës për nxjerrjen e pasaportave biometrike si dhe të Kartave të Identitetit, që pritet që në fund të këtij viti të hyjnë në funksionim. Duke u ndalur te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Fratini tha se kjo varet nga momenti që Tirana zyrtare do të aplikojë për statusin e vendit kandidat, por edhe disa faktorë të brendshëm të Bashkimit Evropian, siç është debati mbi dokumentin e pa firmosur të Lisbonës nga të gjitha vendet anëtare. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›