Deputetët përplasen me ministrat në Kuvend
Seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me disa debate mes ministrave dhe deputetëve të majtë. Deputetja Ermelinda Meksi u shpreh se vendimi i qeverisë për shkarkimin e anëtarëve të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve është i padrejtë, por u kundërshtua nga ministri Olldashi që tha se anëtarët nuk kanë bërë punën e kërkuar. Një tjetër debat u zhvillua midis ministrit të Ekonomisë Genc Ruli dhe deputetit Andis Harasani. Sipas deputetit socialist Harasani, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po vepron pa asnjë plan për vendosjen e matësave elektrikë. Harasani tha se ende nuk dihet se sa matësa duhen. Ndërkohë, ministri Ruli tha se problemi i matësave është drejt zgjidhjes dhe sipas përllogaritjeve duhen edhe rreth 70 mijë matësa të rinj për familjarët. Një tjetër shqetësim ishte edhe rritja e çmimeve të produkteve bazë të ekonomisë.
26 Shkurt 2008