E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët serbë paralajmërojnë braktisjen e Parlamentit të Kosovës

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës kanë paralajmëruar se do të braktisin institucionet vendore nëse ato do të shpallin pavarësinë e Kosovës. Sllavisa Petkoviç, deputeti i Partisë Demokratike Serbe, është shprehur se përfaqësuesit serbë nuk do të njohin asnjë vendim tjetër, me përjashtim të një vendimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Nëse shkohet deri te thirrja e seancës me rend të ditës shpalljen e pavarësisë, atë ditë ne do të vijmë në parlament dhe do ta themi fjalën tonë. Më pas do ta lëshojmë parlamentin e nuk do të kthehemi më kurrë aty”,- u shpreh Petkoviç, i cili ka qenë ministër në qeverinë e mëparshme të Kosovës. Ai tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga institucionet e saj përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare. “Arsyeja është shumë e thjeshtë”, - tha ai. “Nuk duam të shkelim as të drejtën ndërkombëtare, as Rezolutën 1244”.

8 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›