Deputetët shesin operatorin e 4-t celular
Deputetët shesin tek kosovarët operatorin e katërt celular. Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese miratoi dje me 8 votat e mazhorancës projektligjin që i hap rrugën shitjes së operatorit të katërt, Post-Telekomunikacionit të Kosovës. Projektligji i hartuar nga qeveria erdhi si nevojë, pasi PTK-ja ishte e vetmja kompani e cila me ofertën e saj, 7.2 milionë euro, plotësonte kushtet e kërkuara nga kontrata për përvojë në treg dhe çmime më të lira për bisedat telefonike. Në tenderin e zhvilluar pak kohë më parë për shitjen e operatorit të katërt celular, morën pjesë vetëm dy kompani, që ishin Univers PG me 5 milionë euro dhe PTK e Kosovës me 7.2 milionë euro, subjekt i cili mori edhe miratimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ndërsa kompania e parë u skualifikua për shkak të mungesës së përvojës në treg dhe ofertës më të ulët.