Deputetët shqyrtojnë provat e Prokurorisë për imunitetin e Mediut
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve analizon dosjen voluminoze “Mediu”. Anëtarët e Këshillit shfaqin rezerva në lidhje me materialet
Erald Kapri
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve ka nisur ditën e djeshme shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit republikan, Fatmir Mediu. Deputetët, anëtarë të këtij këshilli, janë njohur me materialet shtesë të Prokurorisë dërguar në Kuvend, një material voluminoz prej 1400 faqesh. Këshilli vendosi në mbledhjen e ardhshme që deputeti Mediu do të ketë të drejtën e tij për të folur mbi këtë kërkesë si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Tashmë ka nisur edhe periudha që parashikon rregullorja e Kuvendi për heqjen e imunitetit të një deputeti. Nga dita e djeshme Këshilli i Rregullores do të ketë një afat ligjor prej katër javësh për të hartuar një raport të cilin do ta dërgojë në seancë plenare. Nëpërmjet këtij raporti, Këshilli argumenton nëse kërkesa e Prokurorisë është e drejtë dhe e bazuar në prova si dhe rekomandon në Kuvend miratimin ose mosmiratimin e kërkesës për heqjen e imunitetit.
Vullneti
Gjithsesi, Kuvendi do të votojë në bazë të vullnetit politik, i cili aktualisht është i shpallur publikisht që do të miratohet çdo kërkesë nga Akuza për heqjen imunitetesh. Ky vullnet është i përbashkët si mes opozitës, ashtu edhe mes maxhorancës. Nga ana tjetër, të dy krahët politikë kanë rënë dakord që të nisin tratativat për të ndryshuar Kushtetutën përsa i përket heqjes së imunitetit për deputetët shqiptarë. Deputeti i akuzuar Fatmir Mediu është shprehur i gatshëm të lërë imunitetin, por nga ana tjetër ka akuzuar Prokurorinë se ka hartuar një kërkesë të ngarkuar politike dhe tendencioze. Pavarësisht akuzave politike të Fatmir Mediut, forcat politike kanë shfaqur një vullnet të pandashëm për heqje imunitetesh për t’u ndjekur penalisht. Ndodhia në Gërdec duket se nuk do të falë askënd që Prokuroria kërkon ta procedojë penalisht.
Reagimet
Anëtarët e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve kanë shfaqur rezerva në lidhje me materialet shtesë që Prokuroria ka dërguar në Kuvend. Deputetët Madhi, Koçi dhe Dervishaj e kanë cilësuar si joserioze nga ana e Prokurorisë kërkesën e saj që këto materiale të mos botohen. Sipas tyre, materialet që vijnë në Kuvend nuk janë top-sekret, ndaj dhe duhen të publikohen. “Në fund të fundit të gjithë jemi të interesuar që vlerësimi dhe gjykimi ligjor për këtë çështje të bëhet dhe duhet të bëhet nga institucionet përkatëse në ambiente institucionale dhe me vendime institucionale. Institucionalet përkatëse kompetente kanë detyrimin që ky proces të jetë së pari institucional dhe më pas mediatik. Më shumë se 4/5 e materialit përmbajnë vetëm ligje, vendime dhe urdhëresa të firmosura që nga koha e Gjinushit, Pëllumbit dhe deri sot”, - tha deputeti republikan, Arian Madhi. ”Po, ka ardhur një dosje voluminoze, që për mendimin tim nuk ishte aspak serioze, i Prokurorisë së Përgjithshme, sepse mjafton që prokurorja e Përgjithshme të shoqëronte kërkesën e bërë më parë më disa dokumente ku pretendohet se ish-ministri i Mbrojtjes implikohet në shpërdorim detyre apo në shkelje të ligjit, ndërsa dërgimi i asaj dosje kaq të madhe dhe kujtimi i deputetëve për nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale më duket se është i tepërt, nuk është Prokuroria mbi Parlamentin, është Parlamenti institucioni kryesor nga burojnë edhe disa pushtete të tjera, ku është edhe Prokuroria”, - tha nga ana tjetër deputeti i majtë Petro Koçi. Kryeprokurorja Rama, në datën 25 prill, bëri publike kërkesën zyrtare të organit të Akuzës drejtuar Kuvendit për nisjen e procedurave të heqjes së imunitetit deputetit Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, me qëllim hetimin penal ndaj tij për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec. Deputeti Mediu akuzoi se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka përgjegjësi penale mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Gërdec.
Beja: ”Çdo nismë ligjore gjykohet e përshtatshme për kufizimin e imunitetit”
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatos Beja, deklaroi ditën e djeshme se kufizimi i imunitetit të deputetit mund të bëhej me disa forma të mundshme që nga një projektligj, por edhe me amendimin e Kushtetutës për këtë çështje. “Për kufizimin e imunitetit nuk përjashtohet edhe ndryshimi i Kushtetutës apo çdo ndryshim ligjor që do të gjykohet i nevojshëm për arritjen e qëllimit që ka kjo nismë. Në Komisionin e Ligjeve ende nuk është paraqitur nisma në fjalë, pasi janë vetëm grupet politike që e kanë ndërmarrë atë. Kufizimi i imunitetit është një iniciativë e mirëpritur. Që në fillim të kësaj legjislature kemi dëshiruar që të fusim elementë të heqjes së imunitetit të deputetëve dhe të personave që kanë imunitet, lidhur me krimet që lidhen me korrupsionin. I rëndësishëm për ne është fakti që ne të mos lëmë përshtypjen që një njeri që ka imunitet, për hir të funksionit të tij, mund ta përdorë këtë imunitet për interesa private për të mbushur xhepin e vet në kurriz të popullit, dhe ky është thelbi i nismës”, - u shpreh Beja për mediat.
14 Maj 2008