Disa grupe të vogla parlamentare rrezikojnë të shkrihen
Ish-deputeti i PD-së, Bakalli, firmos në Kuvend për PDK-në e Nard Ndokës. Aktualisht tre grupe janë deficit, nevojiten huazime për të arritur 7 deputetë
Administrata e Kuvendit të Shqipërisë ka filluar procesin për verifikimin e grupeve parlamentare në Kuvend, të cilat janë jo pak por 10 të tilla. Sipas procedurave të Rregullores së Kuvendit, një grup parlamentar duhet të ketë minimalisht 7 deputetë. Pavarësisht se shumë forca politike nuk e disponojnë këtë numër deputetësh, partitë e mëdha, PD-ja dhe PS-ja, u kanë huazuar deputetë aleatëve përkatës për të plotësuar numrin. Ekzistenca e një grupi parlamentar të Kuvend të krijon privilegje të veçanta, si makinë, shofer, dieta dhe kohë të çmuar parlamentare. Ndonëse ka parti në Kuvend të cilat nuk kanë më shumë se dy deputetë, partitë e mëdha kanë dhënë borxh deri në 5 deputetë për formimin e grupeve parlamentare. Konkretisht, disa grupe parlamentare, duke pasur edhe përçarje politike mes tyre, rrezikohen që të shkrihen. Disa prej tyre rrezikohen hapur, siç është grupi parlamentar i drejtuar nga deputeti aleancist, Neritan Ceka, Qendra Liberal Demokrate. Ftohja e marrëdhënieve mes Aleancës Demokratike dhe Partisë Socialiste mund të bëjë që 5 deputetët e PS-së që ndodhen në këtë grup ta braktisin atë. Njëkohësisht përçarjet mes Partisë Demokristiane kanë sjellë probleme, por deputeti Gilman Bakalli ka firmosur për PDK-në, e cila ka siguruar numrin magjik prej 7 deputetësh. Në rrezik ndodhet edhe Grupi Parlamentar që drejtohet nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në këtë grup aktualisht ndodhen vetëm 6 deputetë dhe duhet që të sigurohet edhe një tjetër. Grupet e tjera duket se do të kenë mbështetje nga ana e PD-së dhe PS-së. Grupi Parlamentar i Partisë Republikane ka numrat e nevojshëm dhe në të njëjtën lidhje janë edhe grupet e Partisë Social Demokrate, Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokracia Sociale. Grupi Parlamentar i Partisë Agrare Ambientaliste duket se po ndien vështirësi, por, nga ana tjetër, duket se Partia Demokratike do të mbështesë këtë parti duke huazuar ndonjë deputet të vetin. Aktualisht në këtë grup ndodhen 5 deputetë të PD-së.
Grupet Parlamentare në Kuvend
Grupi Parlamentar Demokristian
Grupi Parlamentar Demokrat-Reformator
Grupi Parlamentar Qendra Demokrate
Grupi Parlamentar i Partisë Social Demokrate
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste
Grupi Parlamentar i Partisë Republikane
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
Grupi Parlamentar i Partisë Agrare Ambientaliste
Grupi Parlamentar Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokracia Sociale
Grupet parlamentare që rrezikohen
Grupi Parlamentar Qendra Liberal Demokrate

14 Maj 2008