E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha ka nisur turin e gënjeshtrave



Partia Socialiste e cilëson si të gënjeshtërt turin e shpallur nga kryeministri Berisha “Shqipëria në NATO”. Deputeti socialist Marko Bello e akuzoi kryeministrin Berisha se po përpiqet që të mashtrojë shqiptarët, ndërkohë që nga ana tjetër ai nuk ka realizuar premtimet që u ka bërë atyre përsa i përket infrastrukturës rrugore. “Do të donim të reagonim konkretisht me shifra e fakte lidhur me një tur që ka ndërmarrë këto ditë kryeministri Sali Berisha, në fakt dialog me gënjeshtra e mashtrime të tjera. Sali Berisha tha në Shkodër se ka hedhur në infrastrukturën rrugore këtë vit 1.2 miliardë USD, duke lançuar rrugë dhe akse pa fund, por duke mos treguar asnjë kilometër autostradë të përfunduar në këto 3 vjet. Po t’i huazojmë llogaritë që ka përdorur shpesh kur bënte opozitë, na shkon të themi se me 1.2 miliardë dollarë ndërtohen 1200 km autostradë. Sot ne pyesim: ku janë këto 1200 km?” - tha Bello, i cili iu referua mossuksesit të punimeve në autostradat Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë, Levan-Tepelenë, Tepelenë-Gjirokastër, Shkodër-Hani i Hotit etj.

14 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›