E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS: Përgjegjës për Gërdecin, jo vetëm forcat e armatosura



Partia Demokracia Sociale akuzon qeverinë “Berisha” se po përpiqet që të shmangë të vërtetën e Gërdecit, duke goditur dhe bërë spastrime vetëm në radhët e Forcave të Armatosura. Sekretari Politik i PDS-së, Artur Duçkollari, i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të ndërhyjë për të evituar këtë taktikë të përdorur nga ana e kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. “PDS i bën thirrje edhe Presidentit të Republikës të ndërhyjë dhe kërkojë me forcë, që zbardhja e ngjarjes së Gërdecit dhe reformat në Forcat e Armatosura të mos degjenerojnë në gjueti spastrimesh ndaj elitave ushtarake. Ai duhet të ndalë denigrimin e ushtarakëve nga Berisha dhe ish-ministri i tij i mbrojtjes, për tu fshehur pas shkarkimit të tyre dhe hedhur hi syve shqiptare për atë që ndodhi në Gërdec”, - u shpreh Duçkollari.

14 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›