E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja dhe fondacioni “Qemal Stafa”, tryezë për integrimin



Komisioni i Politikës së Jashtme dhe Integrimit të Partisë Socialiste, në bashkëpunim me fondacionet “Alfred Mozer” të laburistëve holandezë dhe “Qemal Stafa”, organizuan dje konferencën “Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE: Përcaktimi i prioriteteve”. Në fjalën e hapjes, kryetari i Komisionit, Taulant Balla, tha: “Partia Socialiste, përmes këtyre tryezave me ekspertë të të gjitha fushave, synon përgatitjen e një programi qeverisës të implementueshëm dhe efektiv. Kuptimi i prioriteteve të integrimit europian dhe ngritja e mekanizmave dhe strategjive sektoriale për plotësimin e këtyre prioriteteve, është themel i besueshëm në suksesin e procesit të integrimit”. Gjatë fjalës së tij në këtë onferencë, kryetari i PS-së, Edi Rama, u ndal në identifikimin e prioriteteve kryesore, ku duhet të fokusohet klasa politike shqiptare, me qëllim jetësimin e aspiratës historike të shqiptarëve, për integrim euro-atlantik. Eurodeputeti Libor Ruçek, njëkohësisht raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të PE-së, vlerësoi rolin pozitiv të Partisë Socialiste të Shqipërisë në realizimin e reformave të rëndësishme në vend. I pranishëm në konferencë ishte edhe shefi i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan, i cili ndal në prioritetet e dokumentit të Partneritetit Europian.

14 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›