Deputetëve i merren gjurmët e gishtërinjve
• Në fillim të seancës, të gjithë deputetët e Kuvendit kanë qenë të detyruar që të ndjekin procedurën e marrjes së shenjës së gishtërinjve nga ana e ekspertëve, që ndodheshin para derës kryesore.Shkak i marrjes së kësaj procedure ka qenë marrja e kartës së re të votimit. Edhe Kryeministri Sali Berisha i është nënshtruar kësaj procedure. Fillimisht deputetët janë ndjerë të habitur për aparaturën e re elektronike, pasi kanë futur kartën e tyre, por nuk i ka funksionuar. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, i ka bërë të ditur se karta nuk punon, pa marrë më parë shenjat e gishtërinjve. Këtë procedurë e ndoqi edhe Berisha kur e mësoi këtë. Ndërsa vetë Topalli ka pasur probleme me teknikën e re kur ka kërkuar shpjegime tek teknikët elektronikë për votim. Ndërsa nuk e ka vënë re për herë të parë sinjalin kur dëgjohej kur jepej sa herë mbaronte koha gjatë fjalës së deputetëve. Kjo ka sjellë edhe të qeshura në sallë dhe nga vetë kryeparlamentarja.