E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Edhe janari, muaj i shtrenjtë

• Gjatë muajit janar konsumatorët kanë harxhuar më shumë para nga buxheti i tyre familjar për të blerë mallra ushqimore.Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në vend, në janar çmimi i bukës dhe i drithërave është rritur me 0.6 për qind. Por jo vetëm kaq. Gjatë këtij muaji janë rritur çmimet për të gjitha mallrat e shportës. Kjo rritje çmimesh ka bërë që inflacioni në këtë muaj të jetë 3 për qind. Edhe pse niveli i inflacionit në janar është brenda cakut të vendosur nga Banka e Shqipërisë, përsëri krahasuar me një vit më parë, niveli i inflacionit ka pësuar rritje. Në janarin e vitit të kaluar niveli i inflacionit ka qenë 2.9 për qind. E thënë më thjesht, gjatë janarit të këtij viti, shqiptarët kanë harxhuar më shumë para se një vit më parë për të blerë mallrat e konsumit të përditshëm. Sipas të dhënave nga INSTAT-i, gjatë janarit rritje ka pësuar edhe çmimi i naftës. Gjatë janarit çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.1 për qind, ndërsa çmimi i benzinës u ul me 0.9 për qind. Ky ndryshim çmimesh ka ardhur si pasojë e ndryshimit të çmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare. Në fakt, konsumatorët shqiptarë prej muajsh po përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore në vend. Kjo rritje çmimesh ka nisur që në muajin shtator të vitit të kaluar, pikërisht atëherë kur niveli i inflacionit arriti në 4.4 për qind, duke kaluar kështu edhe kufirin e vendosur nga Banka e Shqipërisë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, shkak për këtë ishte rritja e çmimit të karburanteve dhe ajo e drithërave në tregjet ndërkombëtare. Ja sa u rritën çmimet 0.1 për qind         nafta 0.7 për qind         buka dhe drithërat 1.9 për qind         vaji13.1 për qind         spinaqi 8.1 për qind         specat 6 për qind         domatet 5.9 për qind         kastravecët 2.1 për qind         fasulet dhe qepët e thata18.5 për qind         limonët 4.5 për qind         mollët 4.1 për qind         dardhat 2.2 për qind         mandarinat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›