Deputeti Peza: Kunati im, viktimë e agresionit politik
Deputeti socialist, Dashamir Peza, deklaroi se pas shembjes së pallatit është skema e presionit politik që Kryeministri Berisha bën ndaj tij, ndërsa kunati i tij është viktimë e agresionit politik. "Këtu po ndodh një akt politik, jo një akt që ka të bëjë me vendosjen e ligjit. Një sjellje abuzive e hapur në kundërshtim me ligjin, duke përdorur dhunë e shtetit kundër një propagande politike, dhunë ndaj deputetëve të PS-së. Kam ardhur si qytetar dhe deputet i PS-së, jo për të mbrojtur kunatin tim, por faktin që kunati im është viktimë e agresionit politik. Është një agresion politik ndaj meje dhe familjes sime", deklaroi deputeti Peza.