Kur Zoti zbret në fushë
Zakonisht shenjën e kryqit e bëjnë në fillim apo në fund të një sfide dhe për çdo fitore apo humbje tregojnë se ishte vullneti i Zotit ai që vendosi. Për shumë atletë, është riti i fundit, në kufirin mes besimit dhe supersticionit, para se të nisen për një kampionat botëror të futbollit, të zbresin në pistë mbi akull, borë apo ujë. Është një mënyrë për të vendosur një lidhje dashurie dhe besimi me "Qiellin" para se të sfidojnë veten dhe botën në ngjarjet që kanë aq shumë rëndësi për ta. Në fakt, me episode të tilla jemi hasur shpesh në botën e sportit. Shumë bëjnë një shenjë se besojnë tmerrësisht te krijuesi i gjithëpushtetshëm para se të nisë sfida e tyre. Të gjithë e kujtojnë bluzën e Kakasë me mbishkrimin "I belong to Jesus" edhe pse institucionet e futbollit botëror mundohen që ta lënë Zotin jashtë fushës. Për shembull, FIFA, Federata e Futbollit Botëror, e ndëshkoi Brazilin kur më 28 qershor të këtij viti pasi fitoi kupën e Konfederatave në Afrikën e Jugut, futbollistët u ulën në gjunjë në qendër të fushës, dhe të gjitha së bashku në formën e rrethit nisën të falënderonin Zotin për fitoren. Në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008, u vendos që askush nuk duhej të tregonte simbole fetare dhe e gjitha kjo u bë sepse donin të pengonin integralizmin. Asnjë nuk mund të ngjitej në pod duke bërë shenjat e simboleve fetare. Megjithatë, as rregullat e vendosura nuk e penguan qitësin italian të shprehej kështu për fitoren: "Kështu mund të dëshmoj besimin tim në Zot, t‘i bëj pak publicitet". Një mendim më i rafinuar sesa një falënderim i thjeshtë. Kishte edhe nga ata si tenisti Michael Chang, që shprehej i bindur se vetëm besimi në "Qiell" kishte bërë të arrinte aty ku donte. Aktualisht, Chang ka një fondacion që shpërndan besimin evangjelist në Azi.
Besimi i Kakasë
Zoti të bekoftë! Kështu mbyllet mesazhi në sekretarinë telefonike të Rikardo Kakasë, kampionit të padiskutuar dhe besimtarit të devotshëm, që ka deklaruar se kur të heqë dorë nga sporti do të bëhet pastor evangjelist. Ndërkaq, luan futboll dhe çdo fitore ia dedikon Atij. Me besim të krishterë, ish-kampioni i Milanit i përket kishës "Renascer" të cilës i dhuron shpesh një pjesë të fitimeve të tij. Me vete mban gjithmonë tri bluza ku shkruhet "I përkas Zotit", "Zoti është besnik", "Zoti të do", dhe here pas here vendos se kë do të veshë nën fanellën e Realit apo të Brazilit. Por, të gjithë e dimë se Kaka nuk është i vetmi atlet që bashkon futbollin me besimin. Fantazisti i Realit i përket lëvizjes "Atletët e Krishtit", rreth së cilës janë bashkuar shumë futbollistë të tjerë, kryesisht brazilianë, duke qenë se kjo lëvizje nisi në Brazil në vitin 1984 me iniciativë të dy futbollistëve, Joao Laite dhe Batazar. Misioni i saj është të përhapë Ungjillin në të gjitha kombet përmes sportit. Në Itali i pari që e bëri këtë ishte Amarildo, sulmuesi brazilian i Lacios në vitet ‘90. Edhe pse nuk shënonte shumë gola, Amarildo Souza do Amaral besonte tmerrësisht. Lutej shumë dhe u dhuronte kundërshtarëve të tij Biblën. Pastaj erdhi radha e Tafraelit, një tjetër braziliani që para çdo ndeshje bënte që të luteshin të gjithë në dhomat e zhveshjes. Një jetë kushtuar Zotit dhe orëve të tëra lutjeje. Ndoshta besimi e bëri të fitonte një botëror kundër Italisë më 1994, kur penalltinë e fundit që u dha titullin e humbi një futbollist i besimit budist si Roberto Baxho. Katolik dhe besimtar është edhe trajneri i Argjentinës, Armando Diego Maradona, që më shumë se të gjithë duket se e ka zbritur vërtet Zotin në fushë. Bëhet fjalë për Botërorin e Meksikës në vitin 1986. Pasi shënoi një gol me dorë kundër Anglisë në finale tha: "Ishte dora e Zotit". Ashtu si Kaka janë edhe Kafu, Lucio dhe Edmilson. Të gjithë kampionë bote me Brazilin në vitin 2002. Një skenë vërtet rrëqethëse në fushë pas triumfit në Kore dhe Japoni me skuadrën braziliane të gjunjëzuar që teksa qante, lutej dhe falënderonte Zotin për fitoren. Pas një goli, ngrenë duart lart qiellit, bëjnë kryqin para se të futen në fushë, pastaj puthin dorën dhe përkëdhelin barin. Në të vërtetë, ndeshja mes sportit dhe besimit është një ndeshje e vështirë, ndeshje me eliminim direkt, mes besimit dhe supersticionit, mistikes dhe magjisë.
"Pas një dëmtimi të rëndë isha gati për të hequr dorë nga sporti, besimi në Zot më ka ndihmuar shumë", tregon Kanu. "Shoku" sekret nuk ndryshon vetëm karrierën, por ndryshon gjithë jetën. "Pa ‘bisedën" time me islamin nuk do të isha kaq i famshëm në Arabi, Siri dhe Pakistan. Në pjesën tjetër të botës më kanë njohur si Kasus Clei". Janë këto fjalët e të madhit Muhamed Ali. "Në vitin 1964 jam bërë islamik, pastaj fillova të mos ha mish derri, të mos pija duhan, madje as alkool. Të gjitha këto e rritën besimin tim tek Allahu", përfundon ai. Në sport, zakonisht, Zoti "hyn" në fushë në momentin kur atleti ka më shumë nevojë për forcë dhe energji, kur vuan, kur është i lodhur apo kur është i dëmtuar. Por, ka edhe nga ata, si ish-kampioni i madh i Formula 1, Mikael Shumaker, që kërkon të na bindë se e ka parë Zotin shumë shpesh kur ngiste kokëkuqen me 300 kilometër në orë. "I besoj. Kush rrezikon jetën çdo ditë nuk mund ta bëjë me kaq qetësi, nuk mund të mos pyesë mbi kuptimin e të ekzistuarit tonë në botë", tregon një prift. Zoti është "atlet" demokratik, që i pëlqen të luajë përkrah më të zotëve, ashtu edhe përkrah futbollistëve të tjerë "normalë". Ai i thërret dhe flet me ata që besojnë në mënyra të ndryshme. "Nuk kam pushuar kurrë së besuari tek ai dhe kështu nisa sërish të luaj", thotë Hulio Gonzalez, ish-sulmuesi që humbi krahun në një aksident automobilistik dhe pas dy vjetësh u kthye sërish në fushë në Paraguai me një paraqitje të shkëlqyer.