Gripi i tmerrshëm i vitit 1919
Kur hedhim vështrimin prapa, ajo epokë mund të na duket interesante, si një relikte e së shkuarës, madje mund të na bëjë për vete. Në botën perëndimore ishte koha e karrocave me kuaj, e kapelave me cilindër dhe e fundeve që arrinin gjer në tokë. Por ishte edhe një kohë e tmerrshme kur vdekja marshonte në mbarë botën. Shkaku?
Nuk ishte lufta, ndonëse në atë kohë ajo ziente. Jo, po flasim për një murtajë tjetër, për atë që është quajtur më shkatërrimtarja në të gjithë historinë e njerëzimit - gripi spanjoll i viteve 1918-1919.
Viktimat vdisnin në masë, sepse nuk kishte asnjë trajtim apo kurë të efektshme. Jeta e miliona të rinjve të shëndetshëm përfundonte papritur teksa ishin në kulmin e fuqive. Kufomat bëheshin pirg kaq shpejt sa s‘dilte koha as të varroseshin. Në disa vende, u shfarosën qytete dhe fshatra të tërë.
E gjithë kjo ndodhi më shumë se nëntëdhjetë vjet më parë. Vallë, a e dimë se nga erdhi kjo sëmundje. Vallë, a mund të ndodhë sërish një gjëmë si kjo? Nëse po, a mund ta parandalojmë vallë?
Murtaja më e keqe në histori
Në tetor të vitit 1918 bota ishte ende në valën e Luftës I Botërore. Ndonëse po afrohej fundi i luftimeve, lajmet censuroheshin ende. Prandaj, i mbeti Spanjës që nuk mori pjesë në luftë, njoftoi se në shumë vende civilët po sëmureshin dhe po vdisnin me ritme shqetësuese. Nga këto rrethana kjo sëmundje mori edhe emrin që do t‘i mbetej përgjithmonë - gripi spanjoll.
Pandemia - nuk është tjetër vetëm se përhapja në masë e sëmundjes në një fshat, qytet ose në gjithë vendin. Një pandemi e tillë filloi në mars të vitit 1918. Shumë studiues thonë se fillesa e saj ishte në shtetin e Kanzasit, SHBA. Me sa duket, që andej ajo u përhap në Francë nga ushtarët e sapoardhur amerikanë. Mbas rritjes së menjëhershme të numrit të vdekjeve nga gripi në fjalë, aty nga korriku i vitit 1918, u duk sikur më e keqja kishte kaluar. Në atë kohë, mjekët nuk është se e dinin se epidemia vetëm sa po mblidhte forcat për t‘u bërë një vrastare e fuqishme.
Kur Lufta I Botërore përfundoi më 11 nëntor 1918, bota u gëzua. Si për ironi të fatit, pothuajse në të njëjtën kohë, kjo murtajë shpërtheu në mbarë botën. Ishte një përbindësh që zuri vendin kryesor në gazetat e botës. Pak veta që jetonin në atë kohë arritën të shpëtonin pa u prekur dhe të gjithëve u kishte hyrë frika. Një autoritet i shquar në fushën e studimit të gripit tha: "Në vitin 1918, jetëgjatësia mesatare në Shtetet e Bashkuara ra me më shumë se 10 vjet". Nga ndryshonte kjo murtajë nga të tjerat?
Një murtajë e pashoqe
Një nga ndryshimet më shqetësuese ishte befasia me të cilën i zinte njerëzit ky grip. Sa i befasishëm ishte? Në një libër të kohëve të fundit, Gripi i rëndë, autori Xhon M. Bari përmend diçka të regjistruar nga kjo periudhë: "Në Rio-de-Zhanejro, një burrë pyeti për diçka Siero-Veira da Kunjën, student për Mjekësi, teksa priste tramvajin. Zëri i atij burri ishte krejt normal, pastaj, befas u plandos përtokë i vdekur; në Kejptaun, Afrika e Jugut, Çarls Luisi hipi në tramvaj për të udhëtuar pesë kilometra për në shtëpi. Sapo Çarlsi hipi, biletashitësi ra i vdekur. Ato pesë kilometra, gjashtë veta që ishin në tramvaj vdiqën, duke përfshirë edhe shoferin". Të gjithë vdiqën nga gripi.
Një veçori tjetër e kësaj murtaje ishte frika - frika nga e panjohura. Shkenca nuk e dinte shkakun e kësaj sëmundjeje ose si përhapej ajo. U morën masa detyruese për shëndetin publik: u vendos karantina në porte; u mbyllën kinematë, kishat dhe vende të tjera ku mblidheshin njerëz. Për shembull, në San-Francisko, Kaliforni, SHBA, zyrtarët u dhanë urdhër të gjithë njerëzve që të mbanin maska nape. Por, dukej sikur gjithçka ishte e kotë. Këto masa nuk mjaftonin dhe tashmë ishte tepër vonë.
Frika ekzistonte ngaqë gripi i zinte njerëzit pa dallim. Për arsye që mbeten ende të mjegullta, pandemia e vitit 1919 nuk prekte kryesisht të moshuarit; ajo zinte të rinj me shëndet të fortë dhe i vriste. Shumica dërrmuese e të gjithë atyre që vdiqën nga gripi spanjoll ishin nga mosha 20 deri në 40 vjeç.
Për më tepër, ishte një epidemi mbarëbotërore. Madje, ajo arriti deri në ishujt tropikalë. Më 7 nëntor 1918, ky grip arriti me anije në Samoan Perëndimore (sot njihen si Ishujt Samoa), dhe brenda dy muajsh, vdiq rreth 20 për qind e popullsisë prej 38.302 banorësh. Gripi goditi keqas çdonjërin prej qyteteve të mëdha të botës.
Gjithashtu, veç këtyre ishin edhe përmasat që mori kjo murtajë. Për shembull, sëmundja u përhap qysh në fillimet e veta në Filadelfia, Pensilvani, SHBA, dhe e goditi mjaft rëndë këtë vend. Nga mesi i tetorit të vitit 1918, mezi gjendeshin arkivole. "Një zanatçi tha se po të kishte, mund të shiste edhe 5000 arkivole në dy orë. Ndonjëherë morgu i qytetit kishte dhjetë herë më shumë kufoma sesa arkivole", - thotë historiani Alfred U. Krosbi.
Brenda një kohe të shkurtër, gripi vrau më shumë njerëz se çdo pandemi tjetër e këtij lloji në historinë njerëzore. Sipas një llogaritjeje të përgjithshme, numri i të vdekurve në botë ishte 21 milionë, mirëpo sot disa specialistë thonë se kjo shifër është më e ulët sesa shifra e saktë. Disa epidemiologë thonë se ka më shumë të ngjarë që numri i të vdekurve të ishte 50 a ndoshta 100 milionë. Xhon Bari, i përmendur më sipër, thotë: "Më shumë njerëz vrau gripi spanjoll brenda një viti, sesa vrau brenda një shekulli Vdekja e Zezë e Mesjetës; më shumë njerëz vrau ai në njëzet e katër javë, sesa ka vrarë SIDA në njëzet e katër vjet me radhë".
E pabesueshme, por vdiqën më shumë amerikanë brenda një viti nga gripi spanjoll, sesa u vranë gjatë betejave të dy luftërave botërore të marra së bashku. Shkrimtarja Xhina Kolata thotë: "Nëse sot do të ndodhte një murtajë e tillë e do të vriste të njëjtën përqindje të popullsisë së SHBA-së, do të vdisnin 1,5 milionë amerikanë. Ky numër është më i madh se numri i atyre që vdesin në një vit nga sëmundjet e zemrës, kanceri, hemorragjia cerebrale, sëmundjet kronike të mushkërive, SIDA dhe Alcajmeri të marra së bashku".
Me pak fjalë, gripi spanjoll ishte pandemia më shkatërrimtare në historinë e njerëzimit. Çfarë ndihme dha shkenca?
Shkenca ishte e pafuqishme
Nga fillimi i Luftës I Botërore, dukej se mjekësia kishte përparuar mjaft në luftën kundër sëmundjeve. Edhe gjatë luftës, mjekët krenoheshin me arritjet e tyre në pakësimin e pasojave të sëmundjeve ngjitëse. Në atë kohë, një revistë, "The Ladies Home Journal", thoshte se familjet amerikane nuk kishin më nevojë për një dhomë ku të mbanin të vdekurin për ndarjen e fundit para varrimit. Prandaj, këshillohej që kjo dhomë të përdorej nga të gjallët. Por ja tek ia behu gripi spanjoll dhe shkenca ishte krejt e pafuqishme.
Krosbi shkruan: "Të gjithë mjekët e vitit 1918 ishin pjesëtarë në dështimin më të madh të mjekësisë në shekullin e njëzetë, e po të bazohemi në numrin e të vdekurve, në dështimin më të madh të të gjitha kohëve". Që të mos ia hidhte të gjithë fajin mjekëve, Bari përmend: "Në atë kohë, shkencëtarët e kuptonin mirë se sa e rrezikshme ishte sëmundja, dinin si të kuronin shumë pneumoni me prejardhje bakteriale që linte gripi dhe dhanë një këshillë për shëndetin publik që mund të kishte shpëtuar dhjetëra mijë amerikanë. Mirëpo, politikanët e shpërfillën këtë këshillë".
Po tani, më shumë se 90 vjet më vonë, ç‘kemi mësuar për këtë pandemi të tmerrshme? Nga se u shkaktua? A mund të kthehet sërish? A do ta luftonim dot nëse do të përsëritej? Disa nga përgjigjet mund t‘ju befasojnë.
Gripi - Ǒdimë sot?
Është vitit 1997. Një shkencëtar ndodhet në fshatin e vogël eskimez të Brevigit, në tundrën e akullt të Gadishullit Sjuard të Alaskës. Përpara tij ndodhet trupi i zhvarrosur i një të reje, që ai dhe katër ndihmësit e tij eskimezë e kanë nxjerrë nga ngrica e përhershme e tundrës. Ajo vdiq nga gripi spanjoll në vitin 1918 e që atëherë ka qenë e ngrirë nën tokë.
Ǒdobi do të ketë po të analizohet trupi i saj tani? Shkencëtari shpreson që shkaktari i gripit të jetë ende në mushkëritë e saj, e kështu nëpërmjet metodave të përparuara ku përdoret materiali gjenetik, ta veçojë e ta përcaktojë. Përse mund të jetë i dobishëm ky zbulim? Për t‘iu përgjigjur kësaj pyetjeje, nevojitet të kuptojmë pak më shumë se si veprojnë viruset e përse janë kaq të rrezikshme.
Një virus që mund të jetë vdekjeprurës
Sot dimë që gripi shkaktohet nga një virus dhe se përhapet me anë të sekrecioneve të rrugëve të frymëmarrjes që dalin nëpërmjet kollës, teshtimës dhe spërklave të të folurit. Ky virus qarkullon në të gjithë botën, madje edhe në tropikë, ku mund të sjellë sëmundje në çdo periudhë të vitit. Në Hemisferën Veriore, sezoni i gripit zgjat nga nëntori deri në mars, kurse në Hemisferën Jugore, nga prilli deri në shtator.
Virusi i gripit i tipit A, më i rrezikshmi i viruseve të gripit, është i vogël në krahasim me shumë e shumë viruse të tjera. Zakonisht, ky virus ka trajtë vezore dhe zgjatime që dalin nga sipërfaqja e tij. Kur futet në qelizat e njeriut, ky virus riprodhohet kaq shpejt, saqë shpesh, brenda jo më shumë se dhjetë orësh, nga qeliza shpërthen një mizëri me 100.000 deri në një milion "kopje" të këtij virusi.
Veçoria që e bën të frikshme këtë organizëm të thjeshtë është aftësia e tij për të ndryshuar shpejt. Ngaqë virusi riprodhohet shpejt (shumë më shpejt se virusi i HIV-it), "kopjet" e tij të shumta nuk janë pikërisht njëlloj. Disa janë kaq të ndryshme, sa i shpëtojnë edhe sistemit imunitar. Ja përse çdo vit ndeshim viruse të ndryshme gripi, të cilat mbartin antigjene të reja - lëndë që venë në provë imunitetin tonë. Nëse antigjeni ndryshon shumë, atëherë sistemi ynë imunitar nuk ka mbrojtje kundër tij, e kështu ekziston rreziku i një pandemie.
Mandej, viruset e gripit infektojnë edhe kafshët, dhe ky është një problem për njerëzit. Besohet se derri, mund të jetë bartës i viruseve që prekin shpendë të tillë, si pulat dhe rosat. Por, mund të jetë edhe bartës i viruseve të tjera që prekin njerëzit.
Kështu, nëse një derr infektohet nga të dy tipat e viruseve, nga ai që prek kafshët dhe ai që prek njerëzit, atëherë gjenet e të dy llojeve të viruseve mund të përzihen me njëri-tjetri. Si pasojë mund të krijohet një virus gripi krejt i ri, që e gjen të papërgatitur imunitetin e njerëzve. Disa janë të mendimit se sipas të gjitha gjasave fermat, ku shpendët, derrat, dhe njerëzit jetojnë afër me njëri-tjetrin, siç ndodh shpesh në Azi, të jenë burime të viruseve të reja të gripit.
Përse u bë kaq vdekjeprurës?
Pyetja që lind është: përse virusi i gripit të viteve 1918-1919 u kthye në një vrasës të të rinjve duke shkaktuar pneumoninë? Ndonëse që nga ajo periudhë nuk ka mbetur gjallë asnjë virus i atij gripi, për shumë kohë shkencëtarët kanë qenë të besimit se po të gjenin një virus të ngrirë, do të mund të veçonin ARN-në e padëmtuar e do të zbulonin se përse ky lloj ishte kaq vdekjeprurës. Në të vërtetë, deri diku kanë pasur sukses.
Falë virusit të ngrirë të zbuluar në Alaskë, një grup shkencëtarësh arritën të përcaktonin dhe të gjenin renditjen e shumicës së gjeneve të virusit që shkaktoi gripin e viteve 1918-1919. Megjithatë, shkencëtarët ende nuk e kanë kuptuar se përse ai grip ishte kaq vrasës. Por, me sa duket, ai lloj ishte i përngjashëm me një virus gripi që infekton si derrat, ashtu edhe shpendët.
A mund të kthehet rishtas?
Sipas shumë ekspertëve, çështja nuk është nëse do të kthehet një virus kaq i egër, por kur dhe si do të kthehet. Disa parashikojnë se pak a shumë çdo 11 vjet do të ketë nga një epidemi të re gripi dhe afërsisht çdo 30 vjet do të përhapet një epidemi e rëndë. Sipas këtyre parashikimeve, ka të ngjarë që së shpejti njerëzimi të kalojë një pandemi tjetër.
Revista mjekësore "Vaccine" thoshte në vitin 2003: "Kanë kaluar 35 vjet që nga pandemia e fundit e gripit dhe intervali më i gjatë mes pandemive, që është dokumentuar dhe dihet me siguri është 39 vjet." Artikulli thoshte: "Virusi i pandemisë mund të shfaqet në Kinë ose në një vend aty afër e mund të përmbajë antigjene sipërfaqësore ose faktorë të fuqishëm sëmundjeshkaktues me prejardhje nga viruset e gripit të kafshëve".
Në artikullin e revistës "Vaccine" parashikohej për virusin: "Ai do të përhapet shpejt në mbarë botën. Do të ketë disa epidemi radhazi. Virusi do të përhapet në masë dhe do të prekë të gjitha grupmoshat. Në të gjitha vendet do të ketë mjaft probleme në ecurinë normale të veprimtarive shoqërore dhe ekonomike. Do të ketë një vdekshmëri të lartë në shumë grupmosha, ndoshta në të gjitha. Është e pamundur që sistemi për kujdesin shëndetësor, madje edhe në vendet më të zhvilluara, të përballojë kërkesat për shërbime shëndetësore".
Sa shqetësuese është një gjendje e tillë? Xhon M. Bari, autori i librit "Gripi i madh" thotë: "Një terrorist që mban një armë bërthamore është makthi i çdo politikani. Një pandemi e re duhet cilësuar po njësoj."
Çfarë kurash ka?
Ju mund të shtroni pyetjen: "A ka kura të efektshme sot?" Në lidhje me këtë ka edhe lajme të mira, edhe të këqija. Antibiotikët mund të ulin vdekshmërinë nga pneumonitë bakteriale që vijnë si pasojë e gripit dhe disa ilaçe mund të bëjnë efekt ndaj disa virusesh gripi. Ka vaksina që mund të bëjnë efekt kundër një virusi të gripit, po të përcaktohet saktë lloji i virusit dhe nëse vaksina prodhohet në kohë. Ky ishte lajmi i mirë. Po i keqi?
Historia e vaksinave të gripit ka pasur të përpjeta dhe të tatëpjeta, duke filluar që nga episodi famëkeq i gripit të derrave më 1976 e deri në krizën për vaksina në vitin 2004. Megjithëse mjekësia ka bërë përparime të mëdha që nga Lufta I Botërore, mjekët ende nuk dinë ndonjë kurë për një virus të fuqishëm.
Prandaj, ekziston kjo pyetje shqetësuese: A mund të përsëritet prapë gjendja e viteve 1918-1919? Vini re çfarë thuhej në një botim të Institutit Kombëtar të Londrës për Kërkime Mjekësore: "Në disa aspekte, sot ekzistojnë rrethana të ngjashme me vitin 1918: për shkak të zhvillimit të transportit, trafiku ndërkombëtar është tejet i rënduar, ka një sërë zonash lufte me problemet e pandashme të kequshqyerjes dhe higjienës së keqe. Gjithashtu, popullsia e botës ka arritur gjashtë miliardë e gjysmë banorë dhe një pjesë e madhe e saj banonin në zona qytetare, mjaft prej të cilave kanë infrastruktura të rrënuara, për sa i përket sistemit të ujërave të zeza dhe plehrave".
Një specialist i shquar në SHBA, nxjerr këtë përfundim: "E thënë thjesht, çdo vit na afron më shumë me pandeminë tjetër".
Disa njerëzve që kanë studiuar pandeminë e gripit të viteve 1918-1919 u janë kujtuar menjëherë fjalët e profecive të Biblës. Për shembull, në librin e saj Gripi: Historia e pandemisë së madhe të gripit të vitit 1918 dhe kërkimet për virusin që e shkaktoi, Xhina Kolata thotë: "Atë e quajtën murtaja e gripit të vitit 1918, por ndryshonte nga çdo grip që ishte parë ndonjëherë. Dukej më shumë sikur po plotësohej një profeci biblike". Ndërsa sipas revistës Mikrobet dhe Infeksionet, "nuk ka arsye për të besuar se në të ardhmen nuk do të ketë më pandemi. Një gjë e tillë duket e pashmangshme".
Rreziku vazhdon
Në prill të vitit 2005, revista Shfaqen sëmundje ngjitëse tha: "Dikur njerëzit optimistë besonin se rreziku i sëmundjeve ngjitëse të rënda tashmë do të ishte zhdukur". Megjithatë, revista shton se "sëmundjet ngjitëse kanë vazhduar të shfaqen e të rishfaqen". Revista Natyra e 8 korrikut 2004 përmend pasojat: "Rreth 15 milionë… vdekje që ndodhin çdo vit në mbarë botën, vijnë drejtpërdrejt nga sëmundjet ngjitëse. Shfaqja e SIDA-s i bëri njerëzit sërish të vetëdijshëm për pasojat e sëmundjeve ngjitëse dhe për faktin që ato janë të pashmangshme". "Në 45 vendet më të prekura, - thotë UNAIDS, një program për SIDA-n i mbështetur financiarisht nga Kombet e Bashkuara dhe grupe të tjera, - parashikohet që në periudhën 2000-2020, të vdesin para kohe nga SIDA 68 milionë veta".
Gjatë 25 viteve të kaluara, SIDA ka qenë një murtajë shkatërrimtare që ka vrarë më shumë se 20 milionë veta. Por gripi spanjoll bëri kërdinë në më pak më shumë se një vit. Sot, sipas paralajmërimeve të përsëritura, duket se bota ka shumë kohë që pret shfaqjen e një forme virusale për të cilën nuk është e përgatitur.
Më 19 maj 2005, rrjeti paralajmërues "Rojters" paralajmëroi se do të dilnin vazhdimisht viruse të reja gripi, duke shtuar se këto "përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm dhe gjithnjë e më të madh për përhapjen e pandemive". Gazeta The Wall Street Journal që kishte dalë një ditë përpara, thoshte: "Virusi i gripit të shpendëve që po vepron tani në Azi, njihet si H5N1 dhe për herë të parë u diktua në tregjet e mishit të shpendëve në Hong-Kong më 1997. Ka një fuqi të jashtëzakonshme për të shkaktuar sëmundje - vret 80% të atyre që prek". Thuhet se virusi mund të infektojë njerëzit që bien në kontakt me kafshët e infektuara. Prandaj, perspektiva jonë për një të ardhme pa sëmundje mund të mos duket shpresëdhënëse.