E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha, kërcënime fizike kundër opozitës

Partia Socialiste akuzoi dje Kryeministrin se tanimë nga kërcënimet verbale ka kaluar në kërcënime fizike kundër opozitës.

Deputeti i kësaj partie, Xhemal Qefalia, tha se Sali Berisha përdori në kundërshtim me ligjin pushtetin, duke kërcënuar lirinë e pronës private, pronë të cilën studentët e dhjetorit e fituan 19 vjet më parë. Berisha kërkon ta frikësojë opozitën, që ajo të tërhiqet nga kërkesa jetike për demokraci, që është transparenca e votës së vjedhur më 28 qershor. Partia Socialiste i thotë Berishës: hap kutitë ose largohu, pasi kërcënimet e tua nuk i bëjnë përshtypje askujt. Ne i deklarojmë sot çdo qytetari, biznesmeni, që ndihet i rrezikuar nga pushteti i sotëm se do të jemi në krah të tyre, deri në fund, në mbrojtje nga ky regjim", tha Qefalia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›