Mata: Tokën e kam blerë te tiranasit e vjetër
Pronari i truallit dhe ndërtesës që u rrëzua nga fadromat e Inspektoratit të Ndërtimit dy ditë më parë, ka zgjedhur rrugën e ankimimit për të vendosur në vend të drejtën e tij legjitime.
Ai kërkon dëmshpërblim nga shteti, ndërkohë që sqaron se çështja e ligjshmërisë së pronës së tij është lehtësisht e vërtetueshme. Atë e tregojnë dokumentet që janë të firmosura e të vulosura nga institucionet përkatëse. Ilir Mata, pronari i pallatit në qendër të Tiranës, të cilit i janë shembur tre katet e para dje, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës me kërkesën për pezullim të veprimeve të Inspektoratit Ndërtimor. Ilir Mata, pronari i pallatit 12-katësh, deklaroi se ka dorëzuar në gjykatë një kërkesë për pezullimin e veprimeve të inspektoratit. "Vendimi për prishjen e objektit është i çuditshëm. Objekti është i pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme për të ndërtuar", sqaroi Mata. Sipas Matës, ai është pronari legjitim i tokës së blerë nga tiranas të vjetër në vitin 1999. "Kam lejen e ndërtimit, lejen e sheshit të ndërtimit, vendimin e KRRTRSH-së së Shqipërisë. Do të thotë që ky objekt është i pajisur me leje si shumë pak objekte të tjera në Republikën e Shqipërisë", deklaroi Mata. Dokumentet mbajnë firmën e kryetarit të bashkisë, Edi Rama, dhe të Kryeministrit Sali Berisha. "Dëmin ende se kam vlerësuar. Por besoj te drejtësia se do të ma paguajë dëmin. Unë i jam drejtuar gjykatës për shkeljen që më është bërë", përfundoi pronari.
L.Mixha