Deputeti Taulant Balla: Do padis Berishën për shpifje
Balla deklaroi dje për median se, do ta padisë kryeministrin Berisha për shpifje ndaj tij dhe familjes. Dy ditë më parë, Berisha e akuzoi Ballën për trafik prostitucioni.
TIRANE-Deputeti Taulant Balla ka reaguar pas akuzave te kryeministrit Berisha ndaj tij në një emision televiziv. Balla deklaroi dje për median se, do ta padisë kryeministrin Berisha për shpifje ndaj tij dhe familjes. Dy ditë më parë, Berisha e akuzoi Ballën për trafik prostitucioni. “Për fat të keq, Berisha është një i sëmurë mendor, për të cilin Shqipëria do të paguajë koston e keqqeverisjes edhe për 45 ditë. Unë do ta padis atë në Prokurori, së bashku me Gertin, Erlën dhe Argitën, për fyerje ndaj emrit tim dhe familjes sime. Ky njeri i njeh fare mirë trafiqet, sidomos atë të armëve dhe pastrimin e parave, pasi përmes zyrës së vajzës së tij vazhdon të pastrojë para që vijnë nga Serbia”, - tha Balla në një prononcim për median”. Berisha u shpreh se deputeti i PS-së është ndaluar nga policia italiane me tri vajza në makinë me qëllim trafikimin e tyre. Sipas Ballës, “trafikun e njeh mirë Sali Berisha dhe djali i tij, sepse pasurohet përmes pastrimit të parave”. “Unë mendoj se ai dhe familja e tij e njohim mirë trafikun, sepse vajza e tij është në krye të një lavatriçeje pastrimi parash në Shqipëri”, - tha Balla. “Mos të gënjejë që djali i tij është moshatar me një pjesë të ministrave. Por, djali i tij përdor ministrat, vulën e tyre për qëllime pasurimi”, - deklaroi Balla. “Sigurisht, - theksoi Balla, - pas ditës së hënë do ta padis për shpifje dhe fyerje ndaj meje dhe familjes sime”. Debatet e ashpra nisën pas publikimit të tabulateve telefonike nga ‘Gazeta Shqiptare’, ku djali i kryeministrit ka komunikime të shpeshta me ministrat, edhe në ditën e tragjedisë së Gërdecit.
(d.b/BalkanWeb)