Qeveria i bën gati hartën BE-së, ja 4 qarqet më të varfra
Qeveria detyrim për MSA: Bën publike hartën e varfërisë sipas të gjitha rretheve të vendit. BB, FMN, paralajmërojnë për varfëri të tejskajshme. Ulja e varfërisë në vend si dhe punësimi, janë dy nga premtimet e politikes
TIRANE-Katër qarqet e Veriut; Dibra, Lezha, Kukësi dhe Shkodra, janë më të varfrit si dhe kanë nivelin më të madh të papunësisë nga 12 qarqet që ka vendi ynë. Qeveria shqiptare, duke shfrytëzuar shifrat e Institutit të Statistikave dhe si detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, ka hartuar hartën e nivelit të varfërisë, të papunësisë si dhe atë të zhvillimit për çdo qark të vendit.
“Harta, si e varfërisë ashtu dhe e papunësisë, është hartuar me mungesa të mëdha”, - shprehet në relacionin e tij, kryetari i Komisionit të Ndihmës Shtetërore, që është njëkohësisht dhe ministër i Ekonomisë, Genc Ruli. Sipas tij, Shqipëria nuk ka klasifikim rajonal, si dhe ky komision nuk e përditëson hartën e dhënies së ndihmës ekonomike për zonat thellësisht të prapambetura. Prandaj, është përdorur për këtë një metodologji e thjeshtë, përcaktimi i përqindjes së varfërisë dhe të papunësisë në bazë të numrit të popullsisë, duke marrë si bazë përqindjen kombëtare. Ulja e varfërisë në vend si dhe punësimi, janë dy nga premtimet më të rrahura nga drejtuesit kryesorë të politikës, si pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Berisha, në fund të prillit e paraqiti rritjen e rrogave dhe të pensioneve, ndër të tjera, edhe si ulje të nivelit të varfërisë në vend. Ndërsa, kreu i PS-së, Edi Rama ka premtuar një ulje të ndjeshme të papunësisë në 9 për qind në shkallë vendi dhe ka premtuar 197 mijë mundësi punësimi. Ulja e varfërisë, kryesisht në zonat rurale, është në qendër të programit socialist për zgjedhjet e ardhshme.
Por, raporti i fundit i Bankës Botërore, pavarësisht nga premtimet elektorale, tregon se niveli i varfërisë në vend do të vijë duke u rritur, si pasojë edhe e krizës ekonomike mbarë-botërore. Në një raport të saj të marsit të këtij viti, FMN-ja thekson se një e katërta e popullsisë bie nën nivelin e linjës absolute të varfërisë. Që të dy këto organizma të rëndësishëm kanë kërkuar që qeveria të gjejë mjetet e duhura për përballimin e krizës ekonomike.
(d.b/GSH/BalkanWeb)