Deputeti demokrat, Edi Paloka: “Dënojmë vandalizmat, Rama kërkon të pengojë integrimin e Shqipërisë”
Sjelljen halabake të opozitës së Edvin Kristaq Ramës, e ka dënuar ashpër Partia Demokratike përmes deputetit Edi Paloka.
Djegia e flamurit të NATO-s në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, menjëherë pas fjalimit të mbajtur nga Edi Rama në foltore, për PD-në përbën një akt të paprecedentë dhe njëherazi të dënueshëm.
Deputeti demokrat tha se me këtë veprim, Edi Rama konfirmoi vetveten si antiperëndimor dhe kundër çdo aspirate të integrimit të Shqipërisë, por gjithsesi tha Paloka, veprimi duhet të marrë ndëshkimin e merituar.
“Shqipëria është anëtare e denjë e NATO-s dhe ne dënojmë djegien e flamurit të Aleancës në mes të kryeqytetit. E konsiderojmë këtë si një akt të paprecedentë dhe njëherazi të dëmshëm. Edi Rama konfirmoi vetveten si trashëgimtarë i bllokmenëve të vjetër, duke iu kundërvënë proceseve të integrimit të Shqipërisë”, deklaroi deputeti, Edi Paloka.
Reagimi i Partisë Demokratike erdhi pas një veprimi të turpshëm që disa halabakë të Edvinit demonstruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata dogjën flamurin e NATO-s me urdhër të Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit, duke kërcënuar kështu qeverinë se klika e bllokmenëve të rinj dhe të vjetër nuk pyet fort për Shqipërinë dhe zhvillimin e saj.