E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesila Doda: “Opozita me një kauzë të humbur, Edi Rama nuk do integrimin e vendit”

Partia Demokratike u shpreh dje se protestat e opozitës së Edi Rama, e fusin kryekëput këtë krah politik në një kaos të thellë dhe drejt një kauze të humbur që në krye të herës. Deputetja demokrate, Mesila Doda u shpreh dje pas koncertit të organizuar nga mazhoranca se qeveria ka të drejtë të festojë në ditën respektit ndaj punës dhe festën e përparimeve evropiane të Shqipërisë.
Deputetja e PD-së komentoi se është për të ardhur keq që opozita vazhdon të tjerrë veprime të paprecedentë nga një mendje e sëmurë si Edi Rama. Ajo tha se PS-ja duhet të konsiderojë seriozisht ftesën e PD-së për bashkëpunim në parlament, në të mirë të Shqipërisë dhe interesave të shqiptarëve.
“Ne shprehim keqardhjen tonë për këto mendje të sëmura. I ftojmë të gjithë që të bashkohen me ftesën tonë. I ftojmë të gjithë të bashkëpunojnë me ne, për Shqipërinë e integruar dhe shqiptarët pa viza në Europë. PS po futet brenda një kauze të humbur. Ne do vazhdojmë të mbrojmë shqiptarët nga një njeri që nuk dëshiron integrimin e vendit”, u shpreh deputetja, Mesila Doda.
Pras i takon zgjidhjes së ngërçit, Doda tha se mazhoranca është e gatshme të mirëpresë çdo propozim që është në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Ajo shtoi se shumica kurrsesi nuk do lejojë të dhunohen ligjet në fuqi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›