E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PD pengon mediat që të marrin intervista nga të aksidentuarit. Çota: AK po bën show

Share

Rrahim Çota është një deputet i PD për zonën e Librazhdit. Nuk ndjehet asgjëkundi vetëm kur këput ndonjë mufkë. Kësaj here ka vepruar si roje e spitalit të Elbasanit. Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës KuqeZi thotë se Çota nuk ka lejuar gazetarët të pyesin të aksidentuarit. Spahiu akuzoi Çotën se po krijon tension të kotë në spital duke përzënë njerëzit. Kurse vetë Çota ka thënë se ai ka vepruar në këtë mënyrë pasi aktivistët e Aleancës KuqeZi po bënin shfaqje. Ai tha se Spahiu kishte ardhur me kamera dhe po bënte show.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›