Spahiu: Shpresojmë mos të ketë qenë aksident i qëllimshëm. Fuoristrada e goditi autobusin dy herë te goma e parë
Share
Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, duke folur për aksidentin e aktivistëve të kësaj partie, ka thënë se shpreson që ky aksident të mos ketë i qëllimshëm.
Kjo, duke qenë se sipas Spahiut, ka marrë informata që Land Roveri që ka shkaktuar aksidentin e aktivistëve të Aleancës, i kishte prerë disa herë qëllimisht rrugën autobusit, deri sa ndodhi aksidenti.
Spahiu tha se ky aksident duhet zbardhur dhe policia duhet të arrestojë autorin e tij, në mënyrë që ngjarja të zbardhet sa më parë. Ai deklaroi se autobusi është goditur dy herë në gomën e parë nga fuoristrada.
