Policia: Autobusi i aktivistëve të AK-së humbi kontrollin. Shoferi: Në rrëzuan qëllimisht
Policia e Elbasanit ka dalë në përfundimin se aksidenti i ndodhur dje në Qafë Kërrabë, ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferit të autobusit.
Drejtuesi Mithat Biçaku pasi ka humbur drejtimin ka dalë nga rruga. Ekspertiza e deritanishme është rezultat paraprak, bëri të ditur Policia e Elbasanit.
Por, drejtuesi i mjetit Mithat Biçaku deklaroi për GSH se një makinë e detyroi të dilte nga rruga, pasi e kishte goditur dy herë qëllimisht autobusin.
“Një makinë tip fuoristradë me goditi dy herë në anën e pasagjerit. Nuk mbaj mend ngjyrën apo targën, pasi kam tentuar të shmangem greminës dhe të shpëtoj pasagjerët- deklaroi Biçaku.
Rruga shkoi krejt normalisht. Asnjëherë nuk e kam kaluar shpejtësinë e lejuar në rrugë. pasagjerët nuk patën asnjë shqetesim apo ankesë. Rreth orës 16.40 jemi afruar tek Qershitë. Teksa po kalonim në kthesë një makinë tip fuoristradë, më ka goditur dy herë në anën e pasagjerit. Unë jam shmangur me qëllim që të mos përfundoja jashtë rrugës për sigurinë e jetës së pasagjerësve. Nga goditja autobuzi devijoi dhe përfunduam poshtë rrugës, -është shprehur shoferi.
“Rruga shkoi krejt normalisht. Asnjëherë nuk e kam kaluar shpejtësinë e lejuar në rrugë. Pasagjerët nuk patën asnjë shqetesim apo ankesë. Rreth orës 16.40 jemi afruar tek Qershitë. Teksa po kalonim në kthesë një makinë tip fuoristradë, më ka goditur dy herë në anën e pasagjerit. Unë jam shmangur me qëllim që të mos përfundoja jashtë rrugës për sigurinë e jetës së pasagjerësve. Nga goditja autobuzi devijoi dhe përfunduam poshtë rrugës, -është shprehur shoferi.