Tritol makinës së punonjësit të policisë në Tiranë
Share
Automjeti i një punonjësi të policisë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli.
Mjeti, në pronësinë e efektivit E. Zhupa, ishte i parkuar në afërsi të komisariatit numër dy të kryeqytetit, kur ndodhi shpërthimi.
Forcat e rendit kanë nisur të hetojnë ngjarjen, por sipas rindërtimit të pistave paraprake, dyshohet që eksplozivi të jetë vendosur në mjet për shkak të detyrës.
Aktualisht, policia po shqyrton mbi konfliktet e mundshme qëE. Zhupamund të ketë patur me rrjete kriminale gjatë kryerjes së detyrës, për të identifikuar autorët e mundshëm.