E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti i PD-së, Gjovalin Prenga, aksidentohet në rrugën Rrëshen-Milot



Rrëshen- Një aksident ka ndodhur dje pasdite në aksin rrugor Rrëshen-Milot dhe për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë deputeti i Partisë Demokratike Gjovalin Prenga. Menjëherë pas aksidentit Prenga është dërguar drejt spitalit të Rrëshenit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë të ditur se deputeti Prenga, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Automjeti i aksidentuar tip fuoristradë që i përket Kuvendit me të cilën udhëtonte deputeti ka devijuar nga rruga si pasojë e lagështirës dhe ka mbetur në një shkurrishte shumë pranë përmbysjes në humnerë, e cila mund të ishte fatale. Policia bën të ditur se shkak i këtij aksidenti ka qenë dalja nga rruga e automjetit si pasojë e lagështirës shkaktuar nga moti i keq i ditëve të fundit. Mësohet se gjatë aksidentit deputeti Prenga ndodhej i vetëm në makinën e tij dhe ai po udhëtonte nga Rrësheni drejt Milotit.

6 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›