Berisha fyen grevistët: “Bllokqentë të mos buzëqeshin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, të mos i lëndojë qytetarët duke bllokuar rrugët e vendit. Sipas Berishës, rrugët janë të qytetarëve dhe nuk duhet të bllokohen. Kryeministri shtoi ndërkohë se qeveria garanton lirinë e protestës për çdo qytetar të vendit. “Unë jam i vendosur të respektoj çdo të drejtë kushtetuese, protestat e lira janë të garantuara, ndërsa edhe qytetarët, që duan të protestojnë, do të jenë të lirë ta bëjnë këtë”,- tha Berisha. “Bulevardi është i bllokuar prej 13 ditësh, por unë respektoj çdo të drejtë kushtetuese”. Kështu u shpreh dje pasdite kryeministri Sali Berisha, teksa ndodhej në një ceremoni përurimi në Kamëz. Shefi i mazhorancës garantoi se qytetarët do të jenë të lirë të protestojnë. Duke përuruar rrugën “Azem Hajdari” Kryeministri u shpreh se askush nuk do të mund të prekë rrugët apo ti bllokojë ato. Sipas Berishës, rrugët janë të qytetarëve dhe se askush nuk mund ta mendojë se mund të ndëshkojë qytetarët duke dalë në rrugë. “Unë i them Ramiz Alisë dhe bllokqenve të tjerë, të mos buzëqeshin, se ne demokratët e kemi vendosur të ecim drejt Evropës”,- insistoi Berisha. Ai i bëri këto deklarata gjatë disa ceremonive të zhvilluara në Kamëz, ku bëri disa përurime rrugësh mes të cilave edhe një aks që ka marrë emrin “Azem Hajdari”.
Deklarata
Gjatë përurimit të një rruge në Kamëz, kryeministri Berisha ka bërë komentet e radhës edhe për grevën e PS-së, që zhvillohet përpara zyrës së tij. Sipas kreut të qeverisë, protestat e lira janë të garantuara dhe se ai vetë e respekton plotësisht këtë protestë, ashtu siç respekton çdo të drejtë kushtetuese. “Bulevardi është i bllokuar prej 13 ditësh, por unë respektoj çdo të drejtë kushtetuese. Qytetarët do të kenë të garantuar lirinë, pasi protestat e lira janë të garantuara”,- u shpreh Berisha. Gjatë fjalës së tij, i bëri thirrje kreut të PS-së, Edi Rama, të mos lëndojë qytetarët duke i nxjerrë ata në rrugë. “Respektoj plotësisht protestën, por i bëj apel Ramës të mos lëndojë qytetarët, duke i nxjerrë ata rrugëve”,- nënvizoi Berisha.
Përurimi
Gjatë vitit 2009, ne kemi investuar në Kamëz 1 miliard lekë ose janë investuar sa 15 vite të marra së bashku, në këtë bashki. Qeveria do të bëjë çdo investim në këtë bashki, për ta shndërruar atë në një nga qytetet më moderne të Shqipërisë. Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremonitë e përurimit të tri veprave publike në Bashkinë e Kamzës, të rrugës “Azem Hajdari”, të sistemit të kanalizimeve dhe rrugën që lidh këtë qytet me Tapizën, investime me vlerë 400 milionë lekë. Në përshëndetjen drejtuar banorëve të Kamzës, kryeministri Berisha u ndal në investimet në vepra publike që janë bërë në këtë bashki, të cilat vetëm për vitin 2009 kapin vlerën e 1 miliard lekëve dhe në projektet e ardhshme në infrastrukturën rrugore, në kanalizime, ujësjellës, në shkolla etj. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh: “Sot, vij krenar para jush, sepse gjatë vitit 2009, ne kemi investuar në qytetin tuaj 1 miliard lekë ose janë investuar sa 15 vite të marra së bashku, në këtë bashki. Në vitet 2009-2010, në qytetin tuaj u ndërtuan 4 shkolla të reja, me vlerë rreth 500 milionë lekë, janë në vazhdim dhe po ndërtohen edhe 3 të tjera, me vlerë prej 450 milionë lekë. Deputetit tuaj, ministrit të Arsimit i kam kërkuar të bisedojë me kryetarin e Bashkisë për të gjetur truallin dhe të nisim ndërtimin e një apo dy të tjerave, derisa fëmijët tuaj, pa përjashtim, të ulen në bankat e shkollave më moderne, të standardeve evropiane”.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010