Derbi, 90 minuta “luft”
12/04/2005 Pas fitores në ndeshjen e parë, Milani duket favorit, por Interi nuk ka ndër mend të dorëzohet
Nëse do të gjykojmë nga rezultati i ndeshjes së parë, përfunduar me fitoren e Milanit 2 : 0, duket se euroderbi i Milanos e ka përcaktuar që tani gjysëmfinalisten e parë të Ligës së Kampioneve. Megjithatë, Interi vazhdon të besojë te një mrekulli, ndërsa të gjitha shpresat janë varur te një rikthim i mundshëm i Adrianos, i cili mund të luajë nga minuta e parë. Interi nuk ka fituar asnjë nga 9 përballjet e fundit me Milanin, në kampionat dhe Ligën e Kampioneve, ndërkohë që këtë sezon nuk kanë shënuar ende asnjë gol në portën e kuqezunjve, ndonëse janë ndeshur 3 herë deri tani. Sot në mbrëmje, zikaltrit jo vetëm që janë të dtyruar të shënojnë, por duhet ta bëjnë këtë gjë tre herë, pa pësuar asnjë gol, për t’u kualifikuar. Por do të jetë e vështirë, sepse Milani nuk pëson dy gola në një ndeshje të vetme që prej 6 janarit (5 : 2 ndaj Leçes), ndërkohë që në Ligën e Kampioneve ka pësuar vetëm 3 gola këtë sezon. Gjithsesi, Interi kërkon të kapet mbas çerekfinaleve të sezonit të kaluar, kur Milani shkatërrohej në La Korunja me rezultatin 4 : 0 dhe eleminohej nga Champions, ndonëse kishte fituar në “San Siro” 4 : 1. Trajneri zikaltër Roberto Mançini është optimist: “Futbolli është i çuditshëm dhe plot me të papritura”, thotë Mançini. “Nëse beson në vetvete, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Ka skuadra që kanë arritur të përmbysin rezultatin 0 : 3, ndërsa ne humbëm 0 : 2. Në këtë situatë, e rëndësishme është të besosh, të kesh kresnarinë dhe dëshirën për të përmbysur këtë defiçit. Ne nuk kemi asgjë për të humbur, ndaj nuk na kushton gjë ta provojmë. Nuk ka përse të demoralizohemi pa fillua ndeshja”, shtoi trajneri i Interit. Adriano mungoi në ndeshjen e parë për shkak të dëmtimit në gju, por ai është kthyer në stërvitje ditët e fundit dhe me shumë mundësi do të jetë në fushë kundër Milanit. Sulmuesi brazilian shënoi 3 gola kundër Portos, në turin e kaluar, që rezultuan vendimtarë në kualifikimin e Interit dhe Mançini e di se do të jetë e nevojshme një tjetër paraqitje e tillë, për të shpresuar sot në mbrëmje. Milani, nga ana tjetër, u duk paksa i shpërqendruar të shtunën, në barazimin 1 : 1 ndaj Breshias, duke i dhënë fund serisë pozitive prej 8 fitoresh rresht në Serinë A. Mungesat e Maldinit, Stamit e Kakasë rezultuan të rëndësishme, por të tre këta futbollistë do të jenë në fushë kundër Interit, ndërkohë që Masimo Ambrozini do të zëvendësojë të skualifikuarin Xhenaro Gatuzo.