E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mrekullia” Adriano, sot titullar

12/04/2005  Kundër të gjitha parashikimeve, Adriano është riaftësuar në kohë rekord dhe do të luajë nga minuta e parë sot në mbrëmje, kundër Milanit. Sulmuesi brazilian ka kaluar pothuajse plotësisht problemet në gju dhe me pak sakrificë, do të zërë vendin e tij në sulm. Në këtë mënyrë, Interi paraqitet i plotë për një nga misionet më të vështirë të historisë zikaltër. Adriano ka realizuar një rekuperim të jashtëzakonshëm nga dëmtimi i pësuar në gju 20 marsin e kaluar dhe do të jetë shpresa e madhe e Interit për të përmbysur 0 : 2 e ndeshjes së parë. Tashmë Mançini ka vetëm një dyshim: kush do të luajë në krah të brazilianit? Llogjika thotë Martins, sepse nigeriani është në rregull fizikisht dhe është i vetmi që i ka shënuar Milanit në 3 përplasje të mëparshme në Evropë. Përveç kësaj, Oba Oba është shumë i shpejtë dhe mund të vërë në vështirësi të mëdha mbrojtjen e Milanit, duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga Adriano. Megjithatë, trajneri zikaltër na ka mësuar me zgjedhjet e tij të habitshme, ndaj edhe Vieri e Kruz shpresijnë për një vend si titullar. Argjentinasi i shënoi gol Bolonjës dhe duket në formë të mirë, ndërsa dyshja Adriano - Vieri ka qëenë e parapëlqyera, kur dy lojtarët kanë qenë në rregull fizikisht, por vështirë se Mançini do të hedhë në fushë dy lojtarë që sapo janë rikthyer nga dëmtime të mëparshme. Ka edhe dy mundësi të tjera, por më pak të mundshme: skema me tre sulmues dhe ajo me një sulmues. Mançini i ka përdorur rrallë tre sulmues që nga fillimi, ndërkohë që edhe rezultatet kanë qenë më të mira kur kjo skemë është përdorur në pjesën e dytë të ndeshjeve. Përsa i përket pjesës tjetër, me shumë mundësi do të jetë formacioni i ndeshjes së parë, me përjashtim ndoshta të Van der Mejdes, i cili mund të zërë vendin e Kristiano Zanetit. Në mbrojtje pritet të luajnë Havier Zaneti e Favali nga krahët, ndërkohë që Kordoba pret të mësojë partnerin e vet në qendër, duke qenë se Mançini nuk ka zgjedhur akoma midis Materacit e serbit Mihajloviç, i cili nuk u paraqit mirë ndeshjen e parë, megjithëse i shkoi më afër golit, me goditje dënimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›