Unesco merr në dorë shkollën e restaurimit
12/04/2005 UNESCO jep direktivë të drejtpërdrejtë për Ministrinë e Kulturës për ngritjen e shkollës së restaurimit në Shqipëri. Meqë është një nismë dhe projekt ndërkombëtar, i mbështetur nga ky organizëm, përqëndrimi i vëmendjes në nisjen e procedurave konkrete ka qenë dhe detyra kryesore për të plotësuar vakuumin, që është krijuar nga mungesa e një shkolle të tillë në vendin tonë.
Pjesë e këtij kujdesi në rritje për restauratorët e ardhshëm është edhe përfundimi i studimit për aprovimin e strukturës së re shkencore të IMK-së dhe të strukturës tip DRMK-ve në Tiranë, Shkodër, Durrës, Berat, Korçë, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë. Në mënyrë të veçantë, për DRMK-të parashikohet kalimi i tyre nga pika servisi në qendra rajonale të trashëgimisë, ku ndër të tjera synohet zgjerimi multifunksional i tyre. Struktura e re synon rritjen e rolit kontrollues të tyre në fushën e urbanistikës, me qëllim që roli, vizioni dhe pesha e tyre në bazë të ligjit të jetë e padiskutueshme. “Për monumentet që ata kanë nën ruajtje dhe konservim, do të synohet që ato të rivitalizohen me qëllim përdorimin e tyre si vende ku mund të punohet dhe jetohet, kuptohet brenda funksioneve kulturore të tyre”, është shprehur zëdhënësja e shtypit pranë Ministrisë së Kulturës, Anila Leka.