E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyn për të vjedhur,por djeg kopshtin

12/04/2005  Pranga 14-vjeçarit

DURRËS - Një 14-vjeçar, nga Durrësi, i ka vënë zjarrin kopshtit të fshatit Kullë, në Durrës. Fëmija F.Kaso, i cili më pas ka pohuar në polici edhe shkaqet që çuan në diegien e kopshtit, mësohet se ka hyrë fillimisht në një bilardo dhe më pas ka menduar të vjedhë kopshtin për të shitur materialet e tij.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se 14-vjeçari e kishte për herë të dytë ballafaqimin me unifromat blu, pasi vetëm një vit më parë ai kishte vjedhur sende në një lokal të qytetit, duke detyruar kësisoji familjen e tij të zhdëmtonte pronarin.

Megjithëse fëmija i ka shpëtuar fillimisht policisë, identifikimi i tij është bërë nga pronarët e bilardos së fshatit, ku Kaso kishte kaluar disa orë deri afër mesnatës.

Pasi 14-vjeçari ka lënë bilardon, ka hyrë në kopshtin e fshatit me mendimin se do të vjedhë materiale për t’i shitur. Duke qenë se në kopsht nuk ka pasë energji, fëmija ka ndezur letra të gjetura aty pranë, duke provokuar edhe rënien e zjarrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›