E Diel, 1 Nëntor 2026

"Opus Dei" dhe zgjedhja e Papës

12/04/2005  Prapa "kuintave", para mbledhjes së konklavit, "Opus Dei" tërheq fort fijet. Një nga pyetjet që nuk ka ende një përgjigje në lidhje me konklavin sekret për zgjedhjen e Papës, është se sa ndikim do të ushtrohet nga "Mekanizmi", organizata konservative romano-katolike "Opus Dei". Vetëm dy kardinalë, nga 115 të tjerë që kanë të drejtën e votës, bëjnë pjesë në këtë organizatë, e cila numëron më shumë se 80 mijë besnikë në të gjithë globin. Spanja përmendet shpesh në lidhje me këtë organizatë, pasi është vendi ku ajo u formua për të parën herë, në vitin 1928, si "Octopusi i Zotit". Por, ajo pati një akses shumë të gjerë te Papa Gjon Pali II dhe gëzon mbështetjen e plotë të disa prej kardinalëve më të fuqishëm, përfshirë dhe Camillo Ruini, prelatin përgjegjës në udhëheqjen e dioqezës së Romës, i cili shihet si kandidati më potencial për postin e Papës. Ruini, vitin e kaluar hapi diskutimin për të shpallur liderin e dytë të "Opus Dei", bishopin Alvaro del Portillo, shenjt. Vetë Gjon Pali II, kanonizoi themeluesin e "Opus Dei", Josemaria Escriva de Balaguer, në vitin 2002, jashtëzakonisht shumë shpejt, 27 vjet pas vdekjes së tij, në Vatikan në një ceremoni ku morën pjesë më shumë se 40 kardinalë. Papa i fundit promovoi shumë grupe konservative, si "Legion of Christ and Communion and Liberation". Por ai ishte jashtëzakonisht tolerues ndaj "Opus Dei", të cilës i dha statusin unik të klerikut të lartë personal, duke i dhënë mundësinë të veprojë në çdo vend të botës, jashtë kontrollit të bishopëve lokalë, duke i dhënë llogari vetëm Vatikanit.

Në vitin 1988, Papa i dha shkollës së "Opus Dei" në Romë, titullin e universitetit pondifikal, duke e vendosur kështu në të njëjtin nivel me shkollën prestigjioze "Gregorian University", të themeluar nga rivalët Jezuitë. Të gjitha këto favore i krijuan organizatës më shumë autoritet t'u kundërpërgjigjej kritikave se është manipuluese, e fshehtë dhe sekt ultra-konservator i kishës brenda kishës dhe se kishte ndërtuar një kult personal të themeluesve të saj shumë mbytës. Kritikat më të shumta vinin nga të tjerët, më pak konservatorë të kishës romano-katolike. Pjesa më e madhe e anëtarëve të "Opus Dei" inkurajohen të kërkojnë perfeksionin e tyre shpirtëror, në jetën e përditshme dhe në punë. Anëtarët themeltarë, të njohur si numërorë, ushtrojnë aktivitete të ndryshme të jetës civile, por betohen për pastërti dhe bindje, duke u vetëqëlluar me kamzhik të paktën njëherë në javë dhe jetojnë në komunitete gjinore, në të njëjtën shtëpi, ku mendohet se monitorohen nga shumë afër. Në të kaluarën, disa nga bishopët kishin këshilluar "Opus Dei" të hiqnin dorë nga "peshkimi" agresiv i anëtarëve të rinj nga godinat universitare dhe t'i ushqenin ata me ndenjën e lidhjes së fortë me familjet e tyre. Megjithëse "Opus Dei" e quan veten një organizatë të lirë, ka hierarkinë e vet fetare, anëtarët e së cilës janë të detyruar të rrëfehen dhe të marrin këshilla shpirtërore. Anëtarët e organizatës janë shumë të edukuar dhe të pastër nga gjithçka dhe shpeshherë me influenca të shumta në fushat e tyre. Eshtë një organizatë shumë e pasur, zyrat qendrore të së cilës ndodhen në një godinë në qendër të Nju-Jorkut, me hyrje të ndara për burrat dhe gratë, madje dhe parkinge më vete. Priftërinjtë dhe laikët e "Opus Dei" kanë poste të larta në burokracinë e Vatikanit dhe njihen si "Curia". Këtu përfshihet edhe Joaquin Navarro-Valls, zëdhënësi më i fuqishëm i Vatikanit. Një nga dy kardinalët anëtarë të organizatës Julian Herranz (tjetri është Juan Luis Cipriani, Peru) dihet se ka ftuar prelatë të tjerë të marrin pjesë në diskutime të ndryshme në një vilë romane, të marrë me qira nga organizata. Shumica e njerëzve të rrethit të ngushtë të Papës dhe të bishopëve metropolitanë kanë lidhje të ngushta me "Opus Dei", fakt të cilin shumë analistë e kanë trajtuar si një grup shumë mirë të organizuar dhe shumë të fuqishëm, aq sa për të ndikuar te konklavi. Kohët e fundit, Vatikani i besoi kardinalit Tarcisio Bertone, arqibishop i Xhenovas, luftën ndaj herezive të shprehura në librin best-seller të Dan Brown "Kodi i Da Vinçit". Romani triller, sigurisht i ndërgjegjësoi njerëzit për këtë organizatë, por në libra të tjerë si "Përtej pragut", shkruar nga Maria del Carmen Tapia, që thotë se ka qenë sekretarja e Balaguer-it, pretendohet një kritikë e lartë dhe më korrekte në lidhje me jetën brenda "Opus Dei"-t.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›