Shkrimtarët prapë libra me “donatorë”
12/04/2005 Ministria e Kulturës në fund të prillit do të shpallë prap konkursin letrar, për të financuar 10 botime më të mira për vitin 2005. Fluksi i shkrimtarëve që u paraqitën vjet në konkurrim nuk përfundoi shumë për hajër. Të dhjetë fituesit e parë, në fund të dhjetorit nuk arritën të shohin botimet e tyre, për shkak të incidentit që ndodhi midis botuesit që i besoi Ministria e Kulturës veprat dhe disa shkrimtarëve.
Botuesi i “OMBRA GVG”, pas një konflikti me disa shkrimtarë, dorëzoi veprat në dyert e ministrisë, sërish dorëshkrime. Reagimi i dy palëve ka qenë shumë i ashpër në shtyp dhe për faktin se, Ministria e Kulturës i kishte dhënë të drejtën e botimit “OMBRA GVG” pa asnjë lloj tenderi. Por arsyet e dikasterit të lartë të kulturës u lidhën me besueshmërinë dhe cilësinë e botimeve nga botuesi që zgjodhën. Pas kësaj u mor vesh se veprat fituese, Ministria e Kulturës ia kaloi Shoqatës së Botuesve për botim. Tani që konkursi do të ripërsëritet pritet të bëhet njëkohësisht dhe promovimi i dhjetë veprave të shkrimtarëve që fituan për vitin 2004.
Me këtë pritet, sipas zëdhënëses së shtypit pranë Ministrisë së Kulturës, të rishikohen dhe gabimet që janë bërë gjatë edicionit të parë të konkursit, ku për ironi dhe mund të korrigjohen “gabimet”.