Klinton e Obama garojnë në Teksas dhe Ohajo
• Dy kandidatët demokratë për garën presidenciale, senatorja Hilari Klinton dhe rivali i saj, Barak Obama kanë garuar dje në Teksas dhe Ohajo.Klinton tha se, është përgatitur për fitore në këto shtete. Senatorja ka shënuar një epërsi të vogël ndaj rivalit të saj Obama në Teksas, sipas agjencisë “Reuters”. Senatorja e Nju Jorkut ka fituar 47 për qind ndaj 44 për qind të rivalit të saj. Kështu, ajo tani udhëheq me 3.4 pikë të përqindjes. Gara brenda demokratëve amerikanë u zhvillua për të zgjedhur kandidatin presidencial për zgjedhjet e nëntorit. Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara i ka humbur votimet në 11 shtetet e fundit, ndërsa rivali i saj, senatori Barak Obama është në avantazh. Në mesin e republikanëve, pritet të fitojë kandidimin e partisë senatori John Mçain. Gjatë ditës, përveç Ohajos dhe Teksasit, votimet partiake do mbahen dhe në shtetet e vogla të Vermontit dhe Rhode Island.