E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi Milan-Inter, Murinjo bën gati Shnajder

 

Milan-Inter ndez shumë shpejt Serinë A. Kuqezinjtë e Leonardo do t’u falen magjisë së Ronaldinjos dhe shpërthimeve të Patos, teksa Joze Murinjo përgatit as më pak dhe as më shumë se blerjen e tij më të re, Uesli Shnajder. “I kam idetë e qarta. Jemi shumë të përgatitur për këtë sfidë dhe stërvitja e ditës së nesërme (sot) është pak a shumë i padobishëm, sepse në punën tonë e kemi përfunduar. Jemi duke pritur derbin me qetësinë më të madhe të mundshme sepse kemi një dëshirë të madhe për ta zhvilluar atë sfidë. Nëse Shnajder arrin t’i zhvillojë të gjitha testet dhe të stërvitet nesër (sot) mund të bëhet një opsion dhe natyrisht që do të grumbullohet. Milani? Do të jetë shumë i karikuar për këtë derbi, ashtu si dhe ne. Stadiumi do të jetë plot dhe spektakli është i garantuar”, ka thënë trajneri zikaltër, Joze Murinjo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›