Të jesh apo ta gjesh nga plazhet
Sazan Guri
Dihet se turizmi rërë-ujë nuk e ka shoqëruar njerëzimin, sikundër jetesa pranë ujit, detit, lumit, liqenit. Gjithkund, anë ... e mbanë rruzullit, njerëzit ushqeheshin, sepse jetonin pranë ujit, por që në Shqipëri të jetuarit pranë tij mori një kuptim tjetër. Të detyruar, shqiptarët lanë territoret pranë detit dhe morën arratinë maleve, aq sa i lanë shkretë, madje edhe pa emër këto vise. Kujtoni se sa shumë emra bullgarësh apo serbësh kemi për zonat fushore dhe për ato pranë ujit në vendin tonë (Çorovoda, Novosela, Visoka, Morava etj.), madje edhe kur ka ndodhur, që kanë jetuar pranë si këto shekujt e fundit (koha migjeniane apo e Fan Nolit), më tepër kanë qenë pranë ujit të palarë se sa pranë sofrës së detit të ngrënë. Sot, kemi ekstremin tjetër. Popullim i tejskajshëm i zonave bregdetare, aq sa njeriu guxon të matet edhe me ligjet e detit. Ai, i forti njeri shqiptar ngrehin pranë detit, herë-herë e ndërpret atë, po kur i fut dhe një ndërhyrje në të, shikoni se si shqiptarët hapin toka të reja brenda në det, duke hedhur shkëmbinjtë nga malet e Sarandës apo nga rrugët e Vlorës deri në ndërtim benzinatash në rërë (Plazhi i ri në Vlorë). Kësisoj, dikur e kishim plazhin dhe nuk ishim në të, sot jemi tek ai po nuk dimë ta shfrytëzojmë atë. Dikur nuk dinim të silleshim me veten dhe me të, për shkak të mungesës së praktikave dhe të njohurive, sot, megjithëse në një botë përplot me informacione, shqiptari modern plazhist, jo vetëm nuk di ta përdorë plazhin, përkundrazi keqshfrytëzohet prej tij. Sot, njeriu plazhist paguan se si t’i bëjë keq shëndetit të vet. Injoranca e shkruajtur në ballë. Gati t’i çohesha çdo femre apo mashkulli këto ditë në plazh për t’u thënë, ku po ju çon mushka me këtë stil të sjelluri. Si mund të rrish, sidomos femrat që duan të bëhen si portugeze për pak ditë, nën rreze në kohën e pikut diellor pas orës 10 paradite deri në ora pesë mbasdite, kur dihet se dielli i sotëm nuk është më si ai i para 30 viteve, kur nuk ekzistonte hollimi i shtresës së ozonit, ku rrezet kanceroze ultraviolet nuk vijnë më në atë përqindje si dikur, por shumë më tepër.
Si mund të të mbajë trupi yt, i mbuluar nga dielli për 350 ditë, një ngarkesë diellore qysh ditën e parë të ekspozimit në plazh. Njësoj, si të punosh në ngarkesë sportive apo mendore qysh ditën e parë. Skuqja, që gjithkush e merr si normale, është një farë djegie, pa lëre kur një pjesë, sidomos bardhoshët përcëllohen fare dhe e quajnë si të kalume, por që në fakt përgatitin lëkurën për kancerin e shkallës së parë, që është melanoma. Mund edhe ta shtyj njeriu me këtë tip sëmundje, por kujdes - nëse gjatë jetës ndeshesh edhe me një sëmundje tjetër, dëmi në lëkurë nuk është dy herë më i lartë, por me fuqi eksponenciale (ata që dinë e kuptojnë, të tjerët të pyesin).
Si mund të lyhesh me kremra orë e çast, që vetë fabrikuesit porosisin grosistët e tyre që të mos i përdorin, dhe mos të kuptosh që ai ndot detin për të tjerët, më shumë se urina apo i trashi i një trapi që e qit në det, sepse ka elementë kimikë, madje të rrezikshëm – imagjino të ndeshen me natyrën e diellit, dhe mos të kuptosh që ai krem ta bën lëkurën të papërshkueshme dhe dielli me rrezet e veta nuk aktivizon dot provitaminën që ndodhet në poret e lëkurës për të çuar vitaminën D në kocka, dhe mos të kuptosh që sasia e diellit e grumbulluar në lëkurë ose energjia e saj është tashmë më e lartë, duke ia ulur imunitetin lëkurës për reagim, për aktivizim, për lëvrim të gjakut në tre milio poret e saj. Pra, lëkura jote dembeloset, dehidratohet nga mungesa e shkëmbimit të ujit të saj me lagështinë e detit. Ajo nuk ushqehet, as nga lëngjet e saj të brendshme, as nga ato të lagështisë së ajrit të detit, për shkak të xhelatinës krem, që i ka uzurpuar poret. E tmerrshme, t’i bësh varrin vetes, për shkak të modernizmit apo injorancës. Si mund të shqyesh mish në kushte pranë detit, tamam sikur të kesh të dashurën pranë dhe një film porno në ekran, e të merresh me filmin. Dhe mos të kuptosh, që vapës së stinës t’i shtosh një vapë tjetër. Sigurisht, peshku do të jetë ushqimi bazë për një plazhist, por edhe ky jo për ditë, sepse proteinat e peshkut të ditës së dytë “zihen” me ato të ditës së parë ose shtyhen apo mblidhen, sepse janë me shenja të njëjta duke formuar hormone agresive, natyrisht jo si ato nga mishrat. Mos harroni që mishi do gjashtë ditë të tretet në stomakun e njeriut në behar, sigurisht më pak ditë në dimër, për shkak të të ftohtit që kërkon energji të brendshme të njeriut për t’u vetëmbrojtur. Shihni eskimezët dhe rusët që përdorin mish e vodka, por ama i bëjnë varrin vetes qysh në moshën mesatare prej 47 vjetësh. Po ti o i ngrati shqiptar për çfarë të duhet kjo mesatare jete? Si mund të lëvizësh ca pak metra nga hoteli apo nga shtëpia me patjetër një frigorifer të vogël e dëngas me pije e ushqime dhe mos të kuptosh fobinë që të ka kapur apo frika nga mosgjetja e ushqimit, siç ka shoqëruar njerëzimin shekuj më parë, por më tepër shqiptarët vite më parë, dhe mos të kuptosh që oreksi më i mirë është uria, apo shija më e mirë e ushqimit është kur e kërkon pak, kur e pret pak. Ujku udhëton 60-300 km përgjatë një nate për një copëz dele të sëmurë, që duhet asgjësuar me çdo kusht nga faqja e dheut për hir të njeriut. Gjeni kush është grabitqari këtu, njeriu që shqyen delen më të mirë sipas përrallave të La Fontenit, apo ai si puna e ujkut, që lëviz për t’i dhënë jetë njeriut. Rezultati. Në dhjetë djem e vajza fëmijë, tetë janë bola, njëri qullac dhe i fundit që është normal s’ka shokë të luaj. Në dhjetë gra të moshës 25 deri në 50 vjeç, shtatë prej tyre, sikur do të lindin sërish, katror në trup katror në mendje, njëra shëndetlige dhe e pazonja, njëra paciente dhe tjetra apo e fundit e ashpër si një burrë. Në dhjetë burra, tre prej tyre të fryrë si kaposha me gushë, tre të tjerë sikur me pjellë, tre të fundit si gulash apo gungash dhe i fundit duket i fyerë se nuk ngjan si ata.
Rezultati final. Shqipëria i vetmi vend që ka shifrën më të lartë të vdekjeve apo të prekjeve nga kanceri i gjirit ndër gratë, dhe jo vetëm kaq, i ka ato në mosha shumë më të reja se Evropa, deri në 35 vjeç. Shqipëria është i vetmi rast, që burrat mbi moshën 50 vjeç, pothuajse i ka të gjithë pacientë, të paaftë për punë, dhe gjynah të dalin në pension 65 vjeç, sepse koka dhe trupi iu ka marrë erë qysh afro të pesëdhjetat, pa dhëmb, pa zorrë të trashë, me prostate, aq sa studimi amerikan tregon se truri i shqiptarëve peshon 1900 gr nga 2500 që duhet të ishte, për shkak se në kohën e vet e përdorin pak atë.