Sot ora e së majtës ka ngecur
HENRI ÇILI
Në të njëjtën sallë në qershor të vitit 1991, në Pallatin e Kongreseve, një faqe e historisë politike të së majtës shqiptare u kthye. Bëhet fjalë për kongresin e 10-të të PPSH, i cili i dha rrugë reformimit të Partisë së Punës drejt një të majte borgjeze. Më shumë se 18 vjet më vonë, në të njëjtën sallë, lajmi rreth të majtës shqiptare është kokëposhtë: asgjë e re nuk pritet sot... në këtë kongres të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste pas humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit. Thjesht vazhdimësi, sikur asgjë të mos kishte ndodhur në zgjedhjet e fundit. Me një gjendje mizerabël, lidershipi i Partisë Socialiste po përpiqet t’i rezistojë kohës dhe të vërtetave të saj duke u përpjekur të mos bëjë asgjë, absolutisht asgjë për të majtën në radhë të parë dhe për pozitën e Partisë Socialiste në shoqërinë shqiptare dhe shanset e saj për të qenë një ditë forcë qeverisëse në këtë vend.
Por në kuadrin e mungesës së lajmit ka megjithatë disa kundër- lajme apo “lajme në drejtimin e kundërt”, të cilat na i kumton Kongresi i Partisë Socialiste për mënyrën sesi ai po zhvillohet, si u përgatit dhe për qëllimet që bart.
Në radhë të parë rikandidimi i Edi Ramës, kryetarit që edhe sipas vetë “Edi Ramës” së djeshëm duhet të ishte larguar nga drejtimi i Partisë Socialiste, stopon dukshëm procesin e moderzimit të politikës shqiptare dhe të Partisë Socialiste në veçanti. Anulimi në minutën e fundit i parimit të mbajtës së përgjegjësisë së liderit të partisë, që ka humbur zgjedhjet, e bllokon procesin e përtëritjes së elitave politike dhe të garës brenda partiake, duke na privuar nga prurjet e liderëve dhe alternativave politike. Jo sepse është thjesht një hap pas në kulturën politike të PS-së, jo thjesht pse është një anulim i precedentit Nano në 2005, por edhe sepse është investimi më i keq për vetë socialistët dhe shanset për reformim të shpejtë, ky rikandidim e klasifikon PS-në në traditën tonë të keqe politike të uzurpimit të një pozicioni a pushteti.
Në radhë të dytë, kongresi në kushtet e një krize globale të së majtës dhe vështirësimit apo humbjes së orës historike të saj, krijon për këtë parti një vështirësi shtesë në rrugën drejt përtëritjes. Në përpjekjen për gjetjen e një rruge të re ideologjike apo programore për reformim e shndërrim në alternativë pushteti, ajo duhet të përballojë jo thjesht kostot e orës së keqe në të cilën gjendet e majta gjithandej, por duhet të mbajë mbi shpinë edhe kostot e lidershipit që vijon me ngarkesën e betejës së pafituar të 28 qershorit.
Në të njëjtën sallë, ku 18 vjet më parë ora e së majtës së ngecur u nis përsëri, sot ecja e orës së të majtës ndalet. Ditë të vështira për të majtën shqiptare, por jo vetëm. Jeta politika shqiptare dhe kultura jonë politike kanë humbur nga ky kongres dhe ky kthim mbrapa.