Primera Division, sytë nga Kaka, Ronaldo e Ibra
Luhet sot edhe java e parë e kampionatit spanjoll të futbollit. Në qendër të vëmendjes nuk janë më shumë Barcelona e Real sesa tri blerjet më të bujshme të kësaj merkatoje vere, Kaka, Kristiano Ronaldo dhe Ibrahimoviç. Te Barcelona u largua nja sulmues i rëndësishëm si Samuel Eto dhe u mor një tjetër sulmues prestigjioz si Zlatan Ibrahimoviç. Një lëvizje e menduar mirë nga kampionët e Spanjës, por që në fakt erdhi si kundërpërgjigje e merkatos që bëri Reali i Madridit. Florentino Perez u zgjodh president i klubit madrilen për herë të dytë. Ai solli të gjithë lojtarët më të mirë të momentit, duke shpenzuar plot 280 milionë euro (Kaka nga Milani, Kristiano Ronaldo nga Mançester Junajtid, Karim Benzema nga Lioni dhe Ksabi Alonso nga Liverpuli). Por a do arrijë dot të triumfojë me gjithë këtë yje, përgjigjja nis nga sot.
Ndeshjet
Sot
Real Madrid–Deportivo
Saragoza–Tenerife
Nesër
Atl.Bilbao–Espanjol
Malaga–Atl.Madrid
Majorka–Kserez
Osasuna–Vilareal Santander–Getafe Valencia–Sevilja
Almeria–Valadolid Të hënën
Barcelona–Gijon