E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo shkatërron Sienën, Juventus humbet në Verona

 Milani ka shkatërruar 4-0 Sienën në “San Siro” duke iu afruar akoma më shumë Interit në krye të klasifikimit. Që në minutën e 10-të të lojës skuadra mike mbetet më dhjetë lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të portierit Kurçi, i cili përveçse la skuadrën në inferioritet, i dhuroi edhe një 11-metërsh Milanit që e shndërroi në gol Ronaldinjo. Falë epërsisë numerike kuqezinjtë arritën të dyfishojnë avantazhin me një supergol të Borrielos, nga një pozicion thuajse i pamundur. Pjesa e dytë e lojës ka pasur të njëjtën pamje. Skuadra e Leonardo dominoi dhe gjeti edhe dy gola të tjerë të Ronaldinjos. Ndërkohë te Juventusi vazhdon kriza. Bardhezinjtë janë mundur edhe në këtë javë të Serisë A, këtë herë nga Kievo 1-0. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën e 33-të nga Granoçe. Me këtë humbje Ferrara është thuajse i shkarkuar. Nga ky rezultat ka përfituar Roma, e cila lë pas “Zonjën e Vjetër” në klasifikim falë fitores 3-0 ndaj Xhenoas. Perota ka hapur serinë e golave në minutën e 17-të, për t’i lënë më pas radhën blerjes më të fundit të kryeqytetasve, Luka Toni, i cili shënon edhe dy gola të tjerë. Në ndeshjet e tjera bie ne sy humbja e Fiorentinës në fushën e saj me rezultatin 1-2 ndaj Bolonjës ndërsa Sampdoria barazoi me Katanian 1-1.Seria AMilan-Siena    4-0Roma-Genoa    3-0Atalanta-Lazio    3-0Chievo-Juventus    1-0Fiorentina-Bolonja    1-2Parma-Udinese    0-0Sampdoria-Katania    1-1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›