Hetim tutorëve të fëmijëve që lypin
Etleva DeliaPolicia e Tiranës fillon hetimet për një shfrytëzim të mundshëm të fëmijëve që lypin në rrugët e kryeqytetit. Duke nisur nga data 31 dhjetor 2009 deri më tani, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, policia e Tiranës ka shoqëruar dhe po mban në vëzhgim pjesën dërrmuese të fëmijëve që lypin në rrugë. Dyshimet kryesore janë se ata shfrytëzohen nga persona të tjerë të cilët u mbledhin paratë e dhuruara nga qytetarët. Burimet nga policia thanë se urdhri i kryepolicit për hetimin në fjalë, erdhi pas dyshimeve dhe sinjalizimeve për mundësinë e shfrytëzimit të të miturve, por edhe të trafikimit të mundshëm të tyre jashtë kufijve, me qëllime përfitimi.Shoqërimi i lypësveBurime nga Policia e Tiranës thanë se më 31 dhjetor 2009, në tri kryqëzimet kryesore, oficerët e policisë shoqëruan 37 fëmijë të moshave 11-16 vjeç, të cilët lypnin, apo pastronin xhamat e makinave. Për disa orë, në praninë e psikologëve, të miturit u morën në pyetje në mënyrë që të zbulohej rrjeti i personave që mund t’i shfrytëzonin ata për qëllime përfitimi. Hetuesit thanë se asnjëri nga fëmijët nuk pranoi se shfrytëzohej nga persona të tretë. Fraza e tyre standarde, edhe pse të pyetur një e nga një, ishte që ata “punonin” vetë, pa i detyruar persona të tjerë. Policia tha se fëmijët janë lënë të lirë dhe kanë vijuar aktivitetin e përditshëm, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, te Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe tek Ministria e Mbrojtjes. Megjithatë ata po mbahen në vëzhgim nga policia. SHFRYTëZIMILigjet shqiptare dënojnë ashpër jo vetëm shfrytëzuesit e të miturve, por edhe prindërit e tyre nëse vërtetohet një vepër e tillë me qëllime përfitimi. Megjithatë, deri më sot, strategjia për largimin e të miturve nga rrugët, apo mbrojtja e tyre nuk ka qenë efiçiente. Pavarësisht disa aksioneve të ndërprera të policisë, qoftë në kryeqytet, apo edhe në qytete të tjera të vendit, nuk ka pasur një program të vazhdueshëm për mbrojtjen e këtyre fëmijëve. Sipas Kodit Penal, shfrytëzimi i fëmijëve të mitur për punë apo shërbime të detyruara, përfshirë edhe kërkesën për lëmoshë nga prindërit apo kujdestarët ligjorë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në një vit dhe me gjobë sipas pasojave që ka shkaktuar krimi. Kur shfrytëzimi i fëmijës së mitur bëhet nga të tretët dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me një gjobë më të madhe. Nga të dhënat e përafërta, pasi nuk ka shifra plotësisht zyrtare, rreth 800 persona midis tyre gra dhe fëmijë shfrytëzohen si lypsa në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera nga persona, që për punonjësit e policisë ende mbeten të paidentifikuar. Raportet ndërkombëtare por edhe verifikimet brenda vendit konstatojnë se në shumicën e rasteve kjo kategori fëmijësh janë të destinuar për të rënë pre e trafikimit. Gjatë vitit të kaluar dyshohet se janë trafikuar brenda ose jashtë vendit, rreth 32 fëmijë të kësaj kategorie.Pyetësori BEçështja e fëmijëve që shfrytëzohen për punë të detyruar, trafikohen dhe që lënë mësimin për të marrë pjesë në aktivitete të paligjshme, është prekur në pyetësorin e BE-së për policinë shqiptarë. Madje edhe ky hetim ka nisur pas ballafaqimit të policisë me pyetjet e BE-së në lidhje me masat për parandalimin e shfrytëzimit të fëmijëve.