Fiorentina ‘sakaton’ Milanin

Fiorentina mposhti Milanin në vizitën e saj në San Siro, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.
Skuadra Viola mori pikë të plota duke mundur 3-1 Rossonerët, të cilët pësuan humbjen e gjashtë këtë stinor. Fiorentina kaloi në epërsi në minutën e 10-të me golin nga ish mesfushori i Milanit, Alberto Aquilani. Vendasit patën rast të barazojnë rezultatin në minutën e 34-të por Alexandre Pato nuk realizoi nga penalltia.
Epërsinë e Fiorentinës e dyfishoi Borja Valero në minutën e 38-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë. Zëvendësuesi Giampaolo Pazzini ngushtoi disavantazhin me golin e tij pas një ore lojë. Mirëpo, sulmuesi El Hamadoui ia siguroi Fiorentinës fitoren duke realizuar një gol të bukur në minutën e 88-të.