E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i derbive

Sir Alex Ferguson ka theksuar rëndësinë e derbit të Manchesterit të hënën duke shprehur besimin e tij se skuadra e cila humb garën për titull në Premierligë do të përcillet nga pendimi.

Manchester United dhe Manchester City ndeshen në Etihad të hënën në përballjen që pritet të përcaktojë destinacionin e titullit, tri xhiro para fundit. Djajtë e Kuq kanë tri pikë më tepër se City, por vendasit me fitore do të kalonin në pozitën e parë.

“Ky është derbi i gjithë debive. Kush do që humb, do të përcillet nga pendimi”, deklaroi Ferguson për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›